“Më parë lyhet gruaja, pastaj shtëpia”, Ola debaton me Sarën për punët e fermës

Roli i Sarës si kryefermere këtë javë duket se nuk ka kaluar pa polemika. Ndarja e punëve dhe mënyra se si ajo ka vendosur të menaxhojë fermën kanë sjellë diskutime të forta dhe mendime të ndara mes fermerëve.
Që në fillim, disa prej banorëve si Iliri, Moza dhe Malbora kanë shprehur rezerva lidhur me drejtimin e Sarës, duke lënë të kuptohet se nuk janë plotësisht dakord me mënyrën se si ajo po e ushtron këtë rol.
Në të njëjtën linjë është shprehur edhe Ola, e cila nuk ka kursyer kritikat ndaj kryefermeres. Sipas saj, qasja e Sarës është tepër e fokusuar tek puna dhe jo tek mirëqenia personale e banorëve. Me tone të drejtpërdrejta, ajo u shpreh:
“Më parë lyhet gruaja, pastaj shtëpia. Unë prioritet kam veten, më pas punët në fermë. Sara nuk i shikon dot punëtorët e saj të ulur, i do vetëm duke punuar.”
Kjo deklaratë duket se ka reflektuar një pakënaqësi më të gjerë për ritmin e punës dhe pritshmëritë që Sara ka vendosur gjatë kësaj jave.
Megjithatë, jo të gjithë ndajnë të njëjtin mendim. Visi është ndër të paktët që ka dalë hapur në mbështetje të Sarës, duke vlerësuar mënyrën se si ajo ka menaxhuar përgjegjësitë si kryefermere. Ai nuk ka pasur asnjë kritikë për ndarjen e detyrave, duke theksuar se Sara e ka përmbushur rolin e saj në mënyrë korrekte dhe të organizuar.
Lexo edhe
SHOWBIZ
Nga kush ruhet? Pas daljes nga qelia, Cllevio ‘bllokon’ Kalanë e Tiranës, del shëtitje i rrethuar nga bodyguard-ët

Dua Lipa merr vendimin e papritur për meçin e britanikëve Joshua vs Fury

“Kur të ndërrojmë jetë…”/ Stresi ironizon artistët e rinj dhe ‘mbron’ fronin e repit

"Kam humbur miliona euro nga lojërat e fatit! Fillova të prek dhe kursimet e prindërve"/ Rogert Sterkaj flet hapur për problemet e tij

FOTO/ Princ Leka së shpejti baba për herë të dytë, Blerta Celibashi shfaqet me barkun e rrumbullakosur

“Kur të ndërrojmë jetë…”/ Stresi ironizon artistët e rinj dhe ‘mbron’ fronin e repit

Historia tronditëse e Frida Kahlo pas aksidentit që e paralizoi/ Si i dha piktura një arsye për të jetuar

Lori Hoxha dhe Vis Bajraktari bëhen prindër për herë të parë, zbulohet gjinia e bebit





