Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Sulm kibernetik në Francë, hakerët ndërhyjnë në sistemin e ftohjes së rezervave të gjakut, temperatura arri... Deputeti iranian kërcënon Evropën: Raketat tona mund të godasin “zemrën” e saj nëse SHBA përdor bazat atje... Tinder si karrem për grabitje, zbulohet skema e pazakontë e grupit kriminal në Turqi Çfarë do të thotë humbja e Trump për Europën dhe tregjet globale Tre operacione policore në Vlorë, arrestohen 3 persona në kërkim! Njëri i dënuar me 20 vite burg për vrasje... I vunë tritol në makinë/ Kush është pronari i “Benz”-it në Lezhë, person me precedent penal 500 milionë euro për 10 vite, Milani marrëveshje rekord me Adidas Përfshihet nga flakët makina në aksin Fier-Ballsh Tragjedia e De Miguel, mjeku italian: Kurrë s’kam parë një traumë të tillë, ishte si një përplasje mes dy m... Vrau nënën në Itali, 21-vjeçari shqiptar hesht para hetuesve! Mister motivi i krimit Opozita e bashkuar fiton Tiranën. Boçi: Kjo vlerë mund edhe të thellohet sepse premisat ekzistojnë Shiste drogë pranë shkollave në Lezhë, arrestohet 18-vjeçari
SHOWBIZ

“Më thonë gjithmonë se zëri im është bezdisës dhe...”, aktorja shpërthen në lot nga kritikat në rrjet!

P
Piranjat16 August 2026, 23:08 · 2 min lexim
“Më thonë gjithmonë se zëri im është

Candace Cameron Bure ka shpërthyer në lot teksa ka folur për kritikat e vazhdueshme që ka marrë ndër vite për zërin e saj.

Aktorja 50-vjeçare, e njohur nga “Full House”, e ndau rrëfimin në podcastin e saj “The Candace Cameron Bure”, ku kujtoi disa nga komentet lënduese që ka lexuar në internet.

“Marr shumë kritika për zërin tim. Njerëzit gjithmonë komentojnë se sa bezdisës është zëri im”, tha ajo, ndërsa iu desh të merrte një kuti me shami për të fshirë lotët, shkruan DailyMail.

Bure tregoi se një koment që e kishte lënduar veçanërisht thoshte se personi ishte detyruar ta fikte televizorin, sepse zëri i saj ishte “shumë bezdisës”.

Ajo pranoi se këto kritika janë bërë të vazhdueshme dhe të vështira për t’u përballuar.

Megjithatë, aktorja tha se leximi me zë të lartë i vargjeve nga Bibla në rrjetet sociale e ka ndihmuar të ndihet më mirë.

Sipas saj, shumë njerëz i kanë shkruar se e pëlqejnë zërin e saj dhe se mënyra se si lexon “e bën Biblën të gjallë”.

“Zemra ime është vetëm t’i sjell njerëzit një hap më afër Jezusit”, u shpreh Bure, duke theksuar se pikërisht ajo që i ka shkaktuar dhimbje është kthyer në një mënyrë për të marrë reagime pozitive nga ndjekësit e saj.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SHOWBIZ

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.