Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen “Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj kë... EMRI/ U arrestua për vrasjen e ish-të dashurës dhe partnerit të saj, 44-vjeçari shqiptar rrëfen edhe dy vra...
SHOWBIZ

Merr fund lidhja e Sara Hoxhës dhe Erik Fullanit

P
Piranjat16 May 2026, 16:44 · 2 min lexim
Merr fund lidhja e Sara Hoxhës dhe Erik Fullanit

Një lidhje që u përfol për muaj të tërë dhe që u kthye në një nga temat më të komentuara të verës së kaluar, duket se këtë verë do të rikthehet sërish në qendër të vëmendjes. Por këtë herë, jo për romancë.

Bëhet fjalë për Sara Hoxhën dhe Erik Fullanin, çiftin që për një kohë të gjatë u pa si i pandarë dhe me një marrëdhënie të konsoliduar. Mirëpo, së fundmi, detaje të vogla në rrjetet sociale kanë ngritur dyshime se mes tyre gjithçka mund të ketë marrë fund.

Sara dhe Erik nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në rrjetet sociale, një lëvizje që në botën e sotme digjitale shpesh lexohet si më shumë se një rastësi. Madje, burime mediatike kanë "pëshpëritur" se njëri prej tyre mund të ketë shkuar edhe më tej, duke bërë “block” tjetrin.

E dimë mirë që në epokën e Instagram-it, një “unfollow” mund të thotë shumë, por një “block” është thuajse një deklaratë më vete. Për momentin, as Sara dhe as Erik nuk kanë reaguar publikisht për këto zëra, duke lënë vend për aludime dhe komente të shumta.

A është kjo thjesht një krisje e përkohshme apo fundi i një prej historive më të përfolura të showbiz-it shqiptar? Kjo mbetet për t’u parë. Një gjë është e sigurt, emrat e tyre duket se do të vazhdojnë të jenë pjesë e bisedave edhe këtë verë.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SHOWBIZ

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.