Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Prokuroria nis hetimet ndaj shefit të Shërbimit Sekret serb (BIA) dhe ministrit të Drejtësisë. Këto janë ak... Studentët çojnë në Gjykatën Kushtetuese aktet normative kundër protestës "Ne jemi rebelë, trima dhe nuk do të frikësohemi”/ The Times: Protestat për rrëzimin e Ramës, studentët nuk... VIDEO/ Përleshje mes protestuesve dhe policisë në Paris, marshime në të gjithë vendin  VIDEO/ Dalin pamjet, momenti kur klani i shqiptarit Klod Cara hedh në erë bizneset Zbardhen mesazhet/ Eksperti i çoi Agasit letrat e ekspertimit të makinës, 3 ditë para se t’ia dërgonte SPAK... Qëlloi me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari Berisha: Balluku, “mur i pakalueshëm” në rrugën drejt BE-së "E kam shoqe të ngushtë"/ Zbardhen mesazhet e Ergys Agasit me izraelitët për Vlora Hysenin: Jemi me fat Lista e krimeve mafioze/ Si Nuredin Dumani mund të shpëtojë me më pak se 10 vite burg pas veprave penale që... “Dashuria nuk matet me gjak”/ Urimi prekës i Çiljetës për Bekon: Ndoshta nuk të kam sjellë unë në jetë, por... Berisha: Raporti i KE damkos Ramën, Shqipëria është diktaturë autoritare
SHOWBIZ

Mesazhi i Princit William pas humbjes së Anglisë prek tifozët: “Jam i shkatërruar”

P
Piranjat17 July 2026, 09:08 · 2 min lexim
Mesazhi i Princit William pas humbjes së Anglisë prek tifozët:

Princi William ka reaguar me emocione pas eliminimit të Anglisë nga Kupa e Botës, duke pranuar se humbja ndaj Argjentinës në gjysmëfinale ishte një zhgënjim i madh, por duke theksuar se skuadra meriton vetëm krenari për paraqitjen e saj.

Trashëgimtari i fronit britanik, i cili është president i Shoqatës Angleze të Futbollit (FA) dhe një tifoz i njohur i “Tre Luanëve”, ndau një mesazh në rrjetin social X menjëherë pas përfundimit të ndeshjes.

Jam i shkatërruar. Angli, dhatë gjithçka nga vetja dhe ne të gjithë jemi krenarë për ju. Faleminderit të gjithëve, brenda dhe jashtë fushës, për një turne të jashtëzakonshëm. Lufta dhe besimi që treguat na frymëzuan. Ky është ekipi më i kompletuar i Anglisë që kam parë në një turne. Mbajeni kokën lart

Anglia u eliminua pas humbjes 2-1 ndaj Argjentinës, e cila siguroi një vend në finalen e madhe, ku do të përballet me Spanjën. Ndërkohë, anglezët do të luajnë ndaj Francës në ndeshjen për vendin e tretë.

Më herët, Princi William kishte bërë të ditur se planifikonte të udhëtonte drejt Shteteve të Bashkuara nëse Anglia arrinte të kualifikohej në finale, e cila do të zhvillohet në stadiumin MetLife në East Rutherford, New Jersey.

Përtej angazhimit të tij institucional në futboll, William është prej vitesh një tifoz i zjarrtë i Aston Villa-s. Ai ka treguar se dashuria për futbollin nuk i është trashëguar nga babai i tij, Mbreti Charles III, por ka lindur falë miqve të shkollës.

"Familja ime nuk ka një histori të gjatë me futbollin. Disa mbështesin një klub, por pasioni im lindi kur shokët më çuan për herë të parë në stadium. Kur rritesh në Angli, është e pamundur të mos flasësh për futbollin, ai është kudo", është shprehur më parë Princi William.

Mesazhi i tij është shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale, ku shumë tifozë e vlerësuan mbështetjen e tij për kombëtaren angleze, pavarësisht zhgënjimitu për humbjen.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SHOWBIZ

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.