Michael Jackson do të festonte 68-vjetorin/ Djali i tij Prince emocionohet në ditën e lindjes së “Mbretit të Popit”

Në ditën kur Michael Jackson do të festonte 68-vjetorin e lindjes, djali i tij i madh, Prince Jackson, zgjodhi ta kujtonte në një mënyrë simbolike, duke qenë i pranishëm në një event kushtuar trashëgimisë së legjendës së muzikës. Më 29 gusht, Prince u shfaq në Las Vegas, në spektaklin “Michael Jackson ONE”, produksioni i “Cirque du Soleil” në Mandalay Bay, i cili sjell në skenë disa prej këngëve dhe performancave më të njohura të “Mbretit të Popit”.
29-vjeçari foli edhe për mënyrën se si trashëgimia e të atit vazhdon të prekë breza të rinj, veçanërisht pas rikthimit të vëmendjes ndaj jetës së Michael përmes filmit biografik “Michael”.
“Ka qenë shumë speciale për mua të shoh ndikimin që ka pasur ky film”, u shpreh Prince.
Ai tha se e sheh si diçka veçanërisht të bukur faktin që të rinjtë po zbulojnë muzikën e babait të tij.
“Është vërtet bukur të shohësh këtë brez të ri të njihet me muzikën dhe mesazhin e tij. Shpresoj që kjo ta bëjë botën një vend më të mirë”, tha ai.
Michael Jackson u nda nga jeta në vitin 2009, në moshën 50-vjeçare, kur Prince ishte vetëm 12 vjeç. Pavarësisht viteve që kanë kaluar, djali i tij vazhdon të flasë publikisht për veprën dhe ndikimin e këngëtarit. Një prej përvojave më të forta emocionale për Prince ka qenë edhe përfshirja në filmin “Michael”, ku rolin e babait të tij e interpreton kushëriri, Jaafar Jackson.
Prince, i cili ka qenë gjithashtu producent i projektit, ka treguar se takimi i parë me Jaafarin të transformuar për rolin ishte tepër emocional.
“Herën e parë që e pashë personalisht, me flokët dhe grimin e tij, ishte një tronditje emocionale, sepse nuk e kisha parë babain tim prej shumë kohësh. Jaafar thjesht e mishëroi atë”, ka rrëfyer ai.

Sipas Prince, ngjashmëria e Jaafarit me Michael ishte aq e madhe, sa për disa momente e pati të vështirë ta përballonte emocionalisht situatën. Reagimi i parë që pati ishte dëshira për ta përqafuar kushëririn, ndërsa më pas iu desh pak kohë për ta përpunuar atë që po shihte. Ai ka vlerësuar gjithashtu performancën e Jaafarit në film, duke e cilësuar këtë përvojë si një prej momenteve më të rëndësishme të jetës së tij.
Michael Jackson la pas tre fëmijë: Prince Jackson, Paris Jackson dhe Bigi Jackson, të cilët vazhdojnë ta mbajnë gjallë kujtimin e tij në mënyra të ndryshme.
Lexo edhe
SHOWBIZ
Pas historisë me Elhaida Danin, Lediani shfaqet me një vajzë misterioze: “My endless summer”

Jonida Vokshi konfirmon largimin nga Big Brother VIP Kosova pas katër edicionesh

U cilësua si “miliardere e vetëbërë”/ Kylie Jenner reagon pas kritikave: Asnjë nga paratë që kam fituar ndonjëherë nuk është trashëguar...

“Familja jonë ka heshtur për vite”, motra e Erjon Zaloshnjës shpërthen ndaj Eneda Tarifës: Vetëm nënë nuk quhet, e ka manipuluar vajzën...

Këngëtarja e njohur shqiptare i jep fund beqarisë nesër në Romë, zbulohen detaje nga dasma!





