Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Grabitja e Pronave, tenderat në Ukrainë zbulojnë skemën Rama-Yeffet Skema KAYO u kopjua nga Nigeria, si mashtroi shqiptarët ministri Ermal Nufi Studentët ndryshojnë strategji, protestë kombëtare dy herë në javë. Ja ditët dhe ora  ‘Lironi qyetarët, arrestoni Ramën’/ Protestuesit thirrje para Drejtorisë së Policisë së Tiranës pas arrest... “Diçka është kalbur në shtetin shqiptar”/ Me flamuj dhe pankarta, shqiptarët e presin Ramën me protesta në ... BE nxjerr bllof Ramën për protestat/ Nuk i organizon Rusia apo Irani, por reagim ndaj korrupsionit dhe keqq... Humbja katastrofike në zgjedhje/ Kë do të bëjë “kurban” Donald Trump? Emri që përflitet më së shumti ... Tjetërsimi i tokave në Dhërmi, GJKKO e njeh si “viktimë” kompaninë e Gaçit Prapaskenat në Bruksel/ Rama tentoi fshirjen e “paragrafit Balluku” nga raporti i BE-së Veliaj mesazh të fortë Ramës: Edhe në Spaç të më çosh, nuk shantazhohem, ke larguar socialistët dhe ke vënë... “Mos i prek gocat! Terroristë!”/ Tensionet para Kryeministrisë, qytetarët bllokojnë furgonin e policisë, ef... Shpërthimi në pallatin 5-katësh në Elbasan, identifikohet viktima! Mister fati i 69-vjeçarit të mbetur mes ...
SHOWBIZ

Miri rikthen “luftën” me Selinin? Mesazhi me “dhelprën dhe rrushin” ndez rrjetin

P
Piranjat30 July 2026, 17:28 · 2 min lexim
Miri rikthen “luftën” me Selinin? Mesazhi me

Një postim i fundit i Mirit Westside Family ka bërë që vëmendja të rikthehet te përplasjet e tij me Selin Bollatin pas përfundimit të “Big Brother VIP Albania 5”. Pak orë pas intervistës së Selinit në “Pushime On Top”, ku ajo foli për eksperiencën e saj në reality show dhe rrugëtimin drejt fitores, Miri publikoi një mesazh në Instagram që shumë ndjekës e interpretuan si një thumbim të drejtuar ndaj saj.

“Dhelpra kur nuk i kapi rrushët, sigurisht që ishte i prishur. Kështu që thuajeni me zë të lartë se kush ju çoi në finale, se nuk është turp! Ps. Tfala nga 006-ta”, shkroi këngëtari.

Edhe pse Miri nuk përmendi asnjë emër, referenca për finalen dhe koha e publikimit bënë që komentuesit ta lidhin menjëherë me Selinin, e cila u shpall fituese e edicionit.

Dyshja pati një nga marrëdhëniet më të komentuara brenda shtëpisë. Fillimisht aleatë dhe shumë të afërt, Selini dhe Miri përfunduan në kahe të kundërta, duke u përballur shpesh me debate dhe përplasje gjatë lojës.

Në finalen e madhe, të dy siguruan dy vendet e para, me Selinin që mori trofeun, ndërsa Miri u rendit i dyti. Mesazhi i fundit i tij ka rihapur diskutimet për raportin mes tyre, megjithëse ai ende nuk ka zbuluar nëse fjalët e tij kishin një adresë konkrete.

Miri rikthen “luftën” me Selinin? Mesazhi me

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SHOWBIZ

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.