Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Landfilli i Bushatit/ 13 punonjës në listëpagesa, por jo në vendin e punës Horoskopi, 7 nëntor/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë Kthjellime dhe vranësira kalimtare/ Moti për ditën e sotme Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë
SHOWBIZ

Monika Kryemadhi habit me deklaratën për Selin: Do e bëja ministre direkt

P
Piranjat24 April 2026, 13:39 · 2 min lexim
Monika Kryemadhi habit me deklaratën për Selin: Do e bëja

Opinionistja e Big Brother VIP 5, Monika Kryemadhi është shprehur se do donte që këtë edicion ta fitonte Miri.

Në një intervistë për “Breaking” në Top News, Monika vlerësoi edhe Selin, për të cilën tha se nëse do ishte në politikë, Selin do e bënte ministre.
“Ka pasur momente që Mirit i kam rënë. Javët e para i thashë ‘ik nga krevati’. Më pas kur ata vendosën të dy bashkë për të ndejutur në krevat, u kuptua që ishte një strategji dhe Miri do luante lojën e tij. Për fitoren kam qenë e dyzuar mes Mirit dhe Selin. Të isha në politikë atë zonjë do e bëja ministre direkte.

Në post-Big brother mu duk shumë e vogël Selin. Ajo e ka përballuar gjithë ato sulme dhe luftë të jashtëzakonshme.

Patjetër që do doja ta fitonte Miri, por një fitues është. Mendoj se Miri e ka fituar BB në këndvështrimin e tij. Për Brikenën më erdhi keq që nuk ishte në finale”-tha Monika.

Po ashtu, Monika u shpreh se vitet e bashkëjetesës me Metën kanë qenë periudha më e bukur e jetës së saj, edhe pse me të ka kaluar shumë sfida dhe beteja me të.
“Më thuaj ti një femër që nuk mban mend puthjen e parë. Unë nuk mund të mohoj 33 vite jetë me Metën, nuk kanë qenë të tmerrshme, por shumë të bukura. Ka qenë periudha më e bukur e jetës sime. Me Metën kam kaluar shumë sfida, shumë beteja, disa i fituam, disa u humbën. Unë nuk mund të mohoj çdo gjë. Kjo që jam, jam për shkak të bashkëjetesës sime me të. Ai ishte shumë tolerant, më linte të bëja çfarë të doja, nuk kam pasur kurrë kontroll. Ne në jetën tonë kemi bërë a s’kemi bërë 5 herë pushime familjare.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SHOWBIZ

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.