Përfshihet nga flakët restoranti në Librazhd, vetëm dëme materiale
Një restorant është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në qytetin e Librazhdit. Pas marrjes së njoftimit, në...
Një restorant është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në qytetin e Librazhdit. Pas marrjes së njoftimit, në...
20-vjeçari shqiptar Rogert Ajdini ka humbur jetën tragjikisht pas një aksidenti të rëndë në vendin e punës, mëngj...
Gjykata e Krimeve të Rënda në Romë ka dënuar me burgim të përjetshëm Mark Antony Samson, të riun që në ma...
Hetimi i nisur nga Prokuroria e Tiranës pas plagosjes me plumb gome në sy të protestuesit Erion Vishkulli, ka çuar hetuesit tek Forcat e N...
Kampionati “Abissnet Superiore” do të vijojë me ndeshjet e javës së 9-të, të cilat do të zhvillohen të m&eu...
Një studente e Mjekësisë, e cila i është bashkuar protestës përpara Ministrisë së Arsimit, ka ngritur shqetësi...
Revolta e studentëve dhe e pedagogëve përpara Ministrisë së Arsimit vijon edhe sot më 27 tetor. Protestuesit i kanë vendosur ...
Individët me paga bruto mbi 700 mijë lekë në muaj do të përballen me një normë më të lartë tatimi mbi t&e...
Gjatë protestës së zhvilluar përpara Ministrisë së Arsimit, studentët kanë shprehur revoltën e tyre jo vetëm m...
Microsoft po ofron një plan të ri për largim vullnetar nga puna për rreth 60,000 punonjës në Shtetet e Bashkuara, Kanada, Indi dh...

Surpriza e këtij edicioni të Big Brother VIP Albania padyshim që ka qenë edhe Monika Kryemadhi. Ish-politikania, e cila vendosi të ndajë rrugët me jetën parlamentare njëherë e mirë, u shfaq këtë sezon të një prej emisioneve më të ndjekura në Shqipëri në rolin e opinionistes.
Në kolltukun krah Arbër Hajdarit, Monikën e kemi parë përgjatë këtyre tre muajve në shumë dimensione, herë me komente të “sheqerosura” dhe herë me “speca”, por një qëndrim që nuk ndryshoi dhe për të cilin bien të gjithë dakord, ishte ai kundrejt Mirit.
Teksa pak orë na ndajnë nga finalja e madhe, Monika ka ardhur së fundmi me një reagim ku falënderon fillimisht Arbër Hajdarin dhe Ledion Liçon, të cilët ishin bashkudhëtarët e saj në këtë rrugëtim të parë në një format krejt ndryshe nga ç’ishte mësuar më parë. Një falënderim i veçantë ajo i ka dedikuar edhe Sara Hoxhës, “trurit” të Big Brother VIP Albania, pa të cilën, siç thekson ajo, asgjë nuk do të ishte siç është sot.
“Kam fituar respekt të madh për të gjithë ata që janë pjesë e këtij rrugëtimi duke filluar nga produksioni e tek çdo person që kontribuon në këtë spektakël. Big Brother shpesh kritikohet. Është e lehtë të krijosh një realitet perfekt, një “utopi” të kuruar, por ky format na përball me të vërteta që jo gjithmonë janë të bukura dhe pikërisht për këtë arsye, janë të rëndësishme. Sepse situata të tilla nuk ekzistojnë vetëm brenda një shtëpie televizive, ato ndodhin kudo. Çështja nuk është të bëhemi pjesë, por të reflektojmë dhe të mësojmë prej tyre”, shkruan Kryemadhi ndër të tjera.
Këtë reagim opinionistja e ka përmbullyr duke theksuar se kjo ekepriencë i rikujtoi se gjithmonë duhet t’i qëndrojë besnike vetes, pavarësisht kundërshtimeve apo mendimeve të kundëra.
“Mbi të gjitha, kjo eksperiencë më rikujtoi se, pavarësisht zërave apo gjykimeve, gjëja më e rëndësishme është të qëndrosh besnik ndaj vetes dhe zërit tënd”, përmbyll Kryemadhi.
Reagimi i plotë i Monika Kryemadhit:
Të jem e sinqertë, Big Brother nuk e kisha ndjekur ndonjëherë dhe nuk e kuptoja plotësisht çfarë qëndron pas tij.
Të qenit pjesë e këtij formati ma ndryshoi komplet perceptimin.
Ajo që shohim në ekran është vetëm një pjesë e vogël e Big Brother sepse pas tij qëndron një ekip i jashtëzakonshëm që punon pa u lodhur, me përkushtim, orë të gjata, dhe shumë pasion për ta sjellë në jetë këtë format.
Kam fituar respekt të madh për të gjithë ata që janë pjesë e këtij rrugëtimi duke filluar nga produksioni e tek çdo person që kontribuon në këtë spektakël.
Big Brother shpesh kritikohet. Është e lehtë të krijosh një realitet perfekt, një “utopi” të kuruar, por ky format na përball me të vërteta që jo gjithmonë janë të bukura dhe pikërisht për këtë arsye, janë të rëndësishme. Sepse situata të tilla nuk ekzistojnë vetëm brenda një shtëpie televizive, ato ndodhin kudo. Çështja nuk është të bëhemi pjesë, por të reflektojmë dhe të mësojmë prej tyre.
Një falënderim i veçantë për dy bashkudhëtarët e mi në këtë rrugëtim, Ledion Liço dhe Arbër Hajdari, e keni bërë këtë një nga eksperiencat më të paharrueshme për mua.
Faleminderit Sara Hoxhës që je e palëkundur dhe e drejton me shumë siguri dhe profesionalitet këtë produksion kaq të madh. Duhet të jesh krenare.
Mirënjohje e veçantë për Saimir Muzhakën, Petrina Goricën, Eva Markun, Ergys Lubonjën dhe gjithë stafin për punën, përkushtimin dhe mënyrën si çdo detaj merr jetë përmes jush, duke e kthyer këtë format në atë që është.
Faleminderit për mundësinë, për eksperiencën dhe për çdo mësim të ri
Faleminderit publikut për mbështetjen, energjinë dhe që më shoqëruat gjatë këtij udhëtimi.
Mbi të gjitha, kjo eksperiencë më rikujtoi se, pavarësisht zërave apo gjykimeve, gjëja më e rëndësishme është të qëndrosh besnik ndaj vetes dhe zërit tënd.
Një konflikt i ashpër ka lindur së fundmi në rrjet mes reperit të njohur me emrin e artit si Stresi dhe influenceres Giovanna Nikolli...
Ledion Liço ka konfirmuar se do të rikthehet edhe vitin e ardhshëm në drejtimin e “Big Brother VIP”. I ftuar në “Go...
Finalja e “Big Brother VIP Albania” po afrohet dhe bashkë me të edhe diskutimet mbi çmimin e madh prej 100 mijë eurosh, i cili...
Klod Dedja i cili prej disa javësh ndodhet në Ferma Vip. Por kjo është hera e parë që ai ndodhet larg bashkëshortes së t...
Dy opinionistët e “Big Brother VIP” kanë rrëfyer eksperiencën e tyre në këtë edicion të pestë, për...
Në një moment kur Vanesa deklaroi drejtpërdrejt në Ferma Vip ndarjen nga i dashuri i saj që kishte lënë jashtë, Indri du...
Në emisionin “Goca dhe Gra”, ku u diskutua për katër finalistët dhe dinamikat më të fundit në ekran, i ftuar si o...
Në një moment kur Vanesa deklaroi drejtpërdrejt në Ferma Vip ndarjen nga i dashuri i saj që kishte lënë jashtë, Indri du...
Këngëtarja Vanesa Sono i ka dhënë fund lidhjes që ka pasur nga jashtë. Këtë deklaratë ajo e bëri drejtpër...
Sezoni i “Big Brother VIP Albania” po i afrohet fundit dhe pyetja që mundon të gjithë është vetëm një: “Kus...