Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen “Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj kë... EMRI/ U arrestua për vrasjen e ish-të dashurës dhe partnerit të saj, 44-vjeçari shqiptar rrëfen edhe dy vra...
SHOWBIZ

Monika Kryemadhi për Ilir Metën: Ka mbaruar ndoshta dashuria

P
Piranjat 6 May 2026, 19:19 · 3 min lexim
Monika Kryemadhi për Ilir Metën: Ka mbaruar ndoshta dashuria

Monika Kryemadhi ishte këtë të mërkurë e ftuar në emisionin Shqipëria Live, ku foli hapur për jetën personale, politikën dhe raportet familjare, duke u ndalur veçanërisht tek marrëdhënia me Ilir Meta.

Ajo tregoi emocionet që ka përjetuar kur e ka parë Metën në seancën e fundit gjyqësore: “Nuk ishte hera e parë që e shikoja Ilirin… për mua është Iliri i para 10 viteve nga ana mendore, shumë i qartë, shumë i kthjellët politikisht, snajper. Unë që e njoh prej 33 vitesh, rrathët e syve i vijnë nga leximi i gjatë. Për mua ka një posturë të jashtëzakonshme. Ka një posturë sikur është 30 vjeç, i bie që ka bërë shumë ushtrime barku dhe shpine, ka ngrënë shëndetshëm. Kostumin ia kanë çuar numër më të madh… Unë me të kam zero komunikim dhe nuk pranon asgjë prej meje.”

Duke folur për marrëdhënien e tyre, Kryemadhi u shpreh: “Ka mbaruar ndoshta dashuria. Mendoj se marrëdhënia jonë ka qenë në një moment vulnerabiliteti, edhe unë nuk kam qenë shumë e përgatitur. Atij i thanë që ajo ka të dashur, dhe doli që në fakt ishte Ilir Meta. Shikoje si i shkëlqejnë sytë aty… Ai është babai i fëmijëve të mi. Respekti im për të është i palimtuar, sepse në fund të fundit unë jam kjo që jam për shkak të mundësisë që ai më dha, ai është strateg i diplomacisë shqiptare”.

Kryemadhi komentoi edhe eksperiencën si opinioniste në Big Brother VIP Albania dhe marrëdhëniet me kolegët: “Arbër Hajdari ka qenë një surprizë, sjellja e tij me mua ka qenë surprizë. I pata thënë Arbrit mendoje seriozisht politikën, por është skeptik dhe nuk ka faj”.

Për Ledion Liço ajo u shpreh: “Ledioni për mua është energji pozitive, i jashtëzakonshëm. Ai nxjerr një energji jashtëzakonisht pozitive, ka një solaritet të jashtëzakonshëm. Arbri dhe Ledioni kanë qenë me efekt antidepresion me nivele më të larta në këtë Big Brother”.

Në fund, ajo ndau edhe një reflektim personal: “Më fal do t’u thoja fëmijëve të mi që nuk kam investuar shumë në kohë fizike dhe emocionale me ta, patjetër dhe Ilir Metës që kur kishte nevojë nuk isha për të, e lashë në shoqëri të gabuar, kjo është kostoja që unë duhet ta paguaj për gjithë jetën”.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SHOWBIZ

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.