Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen “Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj kë... EMRI/ U arrestua për vrasjen e ish-të dashurës dhe partnerit të saj, 44-vjeçari shqiptar rrëfen edhe dy vra...
SHOWBIZ

Moza flirt me Dj Bujakën? Bashkëshortja: Nëse e merr parasysh që ka tre fëmijë

P
Piranjat16 May 2026, 20:50 · 4 min lexim
Moza flirt me Dj Bujakën? Bashkëshortja: Nëse e merr parasysh

Bashkëshortja e Dj Bujakës, Eni Hasa, ka komentuar përvojën e tij në reality show dhe dinamikat e krijuara brenda fermës. Ajo u shpreh se në fillim ka qenë skeptike për pjesëmarrjen e tij, por më pas loja i është dukur më interesante sesa kishte pritur. Sipas saj, Bujaka ka treguar durim dhe qetësi në situata të ndryshme, duke theksuar se kjo e ka surprizuar edhe atë vetë.

Eni komentoi edhe debatet dhe situatat e krijuara me disa nga konkurrentet, duke theksuar se gjithçka duhet parë si pjesë e lojës dhe se nuk ka parë momente dhune apo tejkalim të rregullave. Eni Hasa theksoi gjithashtu se nuk e sheh situatën me Mozën si flirt, duke shtuar se çdo gjë që ka ndodhur është pjesë e lojës dhe dinamikave të programit.

Eni Hasa: Loja më pëlqen, është më mirë seç e prisjsa. Kam qenë pak skeptike në fillim. Nuk i kam thënë as futu as mos u fut. Më pëlqen sepse është i duruar, ka pasur shumë situtata, mënyra se si ka reaguar. Edhe unë nuk e kam ditur që ka qenë kaq shumë…besoj se është trajnuar nga unë. Durimi më ka habitur edhe mua. Ka pasur situtata që jo çdo njeri do t’i kalonte me aq qetësi.

Sa i përket situatës me Sarën një javë më parë, e cila mbeti e lënduar në kokë gjatë një sfide pjesë e së cilës ishte edhe Bujaka, Eni tha se akuzat për dhunë ndaj tij nuk qëndrojnë dhe kjo është parë dhe në klip.

Eni Hasa: Që atë natë…ishte një sfidë e vështirë për të gjithë. E kam parë me shumë kujdes, në asnjë moment nuk kam pasur dyshime se ka përdorur dhunë. Është lojë. Në momentin që dikush fiton është mëse e merituar. Se si e ka fituar, e pamë të gjithë që natën e parë.

Ndërkohë Eni iu përgjigj edhe opinioniztëve Albano Bogdo dhe Erion Zeqiraj.

Albano: Unë nuk e shoh fare Bujakën kaq interesant. Mendimi im personal është që unë nuk e di pse është akoma në Fermë. Nuk jep asnjë gjë.

Eni: Është mendimi jot…

Erion Zeqiraj: Bujaka ka nevojë më shumë për Mozën. Moza është personazh që i bën nder nëse e lë vetëm. Bujaka duke e parë edhe nga jashtë fuqinë e Mozës u poziconua në krah të saj. Ngeli aty tani dhe nuk del dot më.

Albano: Bujaka është i sinqertë, i hapur për debate, aktiv. Thjesht kaq.

Eni: Nuk po e lë njeri….

Flori Agalliu: Marrëdhënia me Sarën të është dukur agresive?

Eni Hasa: Çdo gjë ka ardhur nga  Sara. Nuk e ka vetëm me Bujarin. E ka me të gjithë, por më së shumti me Bujakën. Sidomos tani e ka shumë personale. Komentet s’më prekin fare sepse ka vetëm komente pozitive.

Sa i përket marrëdhënies së afërt të Bujakës me Mozën, e pyetur nëse e shikon si flirt nga ana e Mozës Eni tha shkurtimisht “Jo”. ndërsa me nota humroi shtoi se nëse Moza e merr parasysh faktin që Bujaka ka tre fëmijë, atëherë gjithçka mund të ndodhë.

Eni: Unë nuk e shikoj si flirtim. Nëse ata i kanë bërë mirë llogaritë dhe Moza e merr përsipër që Bujaka ka dhe tre fëmijë.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SHOWBIZ

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.