Muzikanti i njohur rrëfen shtatë muajt në spital dhe betejën për jetën!

Muzikanti i njohur, Phil Collins ka zbuluar se gjatë vitit 2024 ishte në gjendje shumë të rëndë shëndetësore, aq sa fëmijët e tij menduan se po i jepnin lamtumirën e fundit. Ai kaloi shtatë muaj i shtruar në spital në Zvicër, pasi organet e tij filluan të dështonin si pasojë e rikthimit në konsumimin e tepërt të alkoolit. Collins, veshkat i pushuan së funksionuari dhe organet e tjera po i shuheshin gradualisht.
Menaxheri i tij thirri pesë fëmijët që të ishin pranë shtratit të tij, por muzikanti thotë se nuk e mban mend atë moment për shkak të gjendjes së rëndë. Ai u shtrua fillimisht në spital në nëntor 2023, u lirua pak para Krishtlindjeve, por pas disa javësh u rikthye në repartin e kujdesit intensiv. Që nga ajo kohë, Collins thotë se ka hequr dorë plotësisht nga alkooli.Në intervistë, ai foli edhe për jetën personale, duke thënë se do të dëshironte të dashurohej sërish, megjithëse nuk është i sigurt nëse kjo është ende e mundur.
Ish-anëtari i grupit “Genesis” u tërhoq nga turnetë në vitin 2022, pasi humbi aftësinë për të luajtur në bateri. Prej vitesh përballet me probleme serioze shëndetësore, përfshirë dëmtimin e nervave në duar dhe komplikacione pas një operacioni në shpinë, për shkak të të cilave përdor bastun që nga viti 2015.
Lexo edhe
SHOWBIZ
Ish banorja e “BBV”, Edisa tregon se me kë ruan miqësi pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri por jo vetëm kaq!

Me stil dhe të buzëqeshur Mateo dhe Brikena nisin pushimet, fotografia që po merr vëmendje në rrjet

“Të filloj të besoj në syrin e keq”/ Franceska Rrustemi tregon incidentin e papritur në det

Ariana Grande tërhiqet nga skena publike/ Anulon rolin në muzikalin e Londrës

Bukuria ka dhimbje! Kim Kardashian zbulon sakrificat për modën, ku ka rrezikuar shëndetin?

Pasi Spanja u shpall kampione bote, ish aktorja e filmave për të rritur fiton shumën e “çmendur”!

Çfarë libri po lexon Luana? Moderatorja nxit imagjinatën e lexuesve seriozë

FOTO/ Pa zbuluar vendndodhjen, Adelina Tahiri shfaq momente nga arratisja luksoze verore





