Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Berisha fton partitë për bashkim: Bashkohem që nesër me cilindo që synon largimin e Ramës Sazani, Jared Kushner dhe fitorja e Jon Ossoff/ Shqipëria u kthye në armë politike në zgjedhjet amerikane Mbi 10 ton kokainë/ Banda shqiptare kishte vendosur mbi paketim edhe adresat ku do dërgohej droga Kush është tutorja shqiptare që kontrollon biznesin e prostitucionit në Paris: Fitimet janë marramendëse KE e quan të mbyllur vetingun, GJK kthehet në ‘sekretare’ të ONM-së, i shtojnë mandatin dhe rrisin kostot... Protestuesit rikthehen para Kryeministrisë, nuk tërhiqen pavarësisht gjobave dhe shoqërimeve në polici “Kushdo që ma bëri këtë, do ta paguajë shtrenjtë”/ Dyshohet se është dhunuar, gazetari publikon foton trond... EMRI/ Si arriti shqiptari t’i shmanget dëbimit nga Britania pas dënimit për fermën e drogës prej 1.5 mln pa... Prokuroria nis hetimet ndaj shefit të Shërbimit Sekret serb (BIA) dhe ministrit të Drejtësisë. Këto janë ak... Studentët çojnë në Gjykatën Kushtetuese aktet normative kundër protestës "Ne jemi rebelë, trima dhe nuk do të frikësohemi”/ The Times: Protestat për rrëzimin e Ramës, studentët nuk... VIDEO/ Përleshje mes protestuesve dhe policisë në Paris, marshime në të gjithë vendin 
SHOWBIZ

Ndahet nga jeta aktori i njohur Koço Qendro, një figurë ikonike e teatrit dhe kinemasë shqiptare

P
Piranjat 4 July 2026, 16:39 · 2 min lexim
Ndahet nga jeta aktori i njohur Koço Qendro, një figurë ikonike

Arti shqiptar ka humbur një nga figurat e tij më të spikatura. Është ndarë nga jeta aktori i mirënjohur Koço Qendro, një emër i rëndësishëm i skenës, estradës dhe kinematografisë shqiptare, i cili la pas një trashëgimi të pasur artistike që shtrihet në më shumë se gjashtë dekada.

I lindur më 15 maj 1927 në Senicë të Delvinës, Qendro e lidhi jetën dhe karrierën e tij artistike me qytetin e Korçës, ku u shqua si një nga themeluesit dhe figurat më përfaqësuese të teatrit dhe estradës profesioniste. Me qindra role në skenë dhe në film, ai u bë një nga emrat më të dashur për publikun shqiptar.

Një nga interpretimet e tij më të paharrueshme mbetet roli i Harpagonit në komedinë “Kopraci” të Molierit. Ky personazh, të cilin ai e interpretoi në periudha të ndryshme të jetës, u rikthye në skenë edhe në moshë të thyer, duke dëshmuar pasionin e tij të pakufishëm për artin.

Në kinematografi, Koço Qendro la gjurmë me role në filma të njohur si “I teti në bronz”, “Përballimi”, “Agimet e stinës së madhe”, “Vendimi” dhe shumë prodhime të tjera që mbeten pjesë e fondit të artë të filmit shqiptar. Përveç aktrimit, ai kontribuoi ndjeshëm edhe në dokumentimin e historisë së teatrit korçar, duke ruajtur kujtime, ngjarje dhe figura që kanë ndërtuar traditën e skenës shqiptare. Për veprimtarinë e tij është vlerësuar me tituj dhe nderime të shumta, ndërsa së fundmi ishte shpallur “Ambasador i Qarkut” nga Këshilli i Qarkut Korçë.

Me ndarjen e tij nga jeta, Shqipëria humbet jo vetëm një aktor të madh, por edhe një dëshmitar të rëndësishëm të historisë së teatrit dhe humorit shqiptar. Veprat dhe personazhet e tij do të mbeten gjatë në kujtesën e publikut, duke e vendosur emrin e tij në panteonin e artistëve më të shquar shqiptarë.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SHOWBIZ

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.