Ndahet nga jeta Iljazi i “Shamikuqes”, aktori i njohur turk që la gjurmë te publiku shqiptar

Është ndarë nga jeta në moshën 77-vjeçare aktori i njohur turk Kadir İnanır, një nga figurat më të shquara të epokës së artë të kinemasë turke, Yeşilçam. Ai ndërroi jetë të premten, pas disa javësh në kujdes intensiv, ku po trajtohej për pneumoni dhe komplikacione të rënda shëndetësore.
Për publikun shqiptar, Kadir İnanır do të mbetet i paharruar për rolin e Iljazit në filmin “Shamikuqja” (Selvi Boylum Al Yazmalım), krah aktores së njohur Türkan Şoray, një nga filmat më të dashur të kinematografisë turke. I prodhuar rreth 45 vite më parë dhe i shfaqur në Shqipëri gjatë viteve ’80, filmi u kthye në një klasik, ndërsa personazhet Iljazi dhe Asja fituan zemrat e brezave të tërë, duke u shndërruar në një nga çiftet më ikonike të kinemasë turke.
Gjatë karrierës së tij mbi pesë dekada, İnanır interpretoi në afro 200 filma, fitoi çmime prestigjioze dhe bashkëpunoi me regjisorët më të njohur të Turqisë. Përveç kinemasë, ai ishte aktiv edhe në televizion si aktor, prezantues dhe regjisor. Vitet e fundit ai u përball me probleme të shumta shëndetësore, përfshirë ndërhyrje kirurgjikale, emboli cerebrale dhe goditje në tru, ndërsa paraqitja e tij e fundit në film ishte në vitin 2019.
Kadir İnanır lë pas një trashëgimi të jashtëzakonshme artistike që do të mbetet pjesë e historisë së kinemasë turke.
Lexo edhe
SHOWBIZ
Propozim si në ëndrra, gazetari Osman Stafa i ulet në gjunjë partneres së tij: A do të martohesh me mua?

“I pagova pushimet"/ Motra e Mateo Borrit rrëfen eksperiencën e hidhur me ish-partnerin

“Fëmija nuk është i imi, i kërkova ADN, nuk pranoi”/ Arnoldi trondit me deklaratën e fortë, Katerina i përgjigjet

Kejsi Borri mohon kunjat ndaj Brikenës: Nuk përpiqem më t’i mbush mendjen askujt

Nga Dukagjini në Kanada/ Si ndryshoi jeta e blogeres Xhoi Fusha pasi u bë nënë

"Ajo më kuptoi më mirë se të gjithë", Miri thyen heshtjen për Selin

Pse s’do të bëjë “gender reveal” për fëmijën e dytë? Sara Gjordeni tregon arsyen

Clevio “thumbon” Noizyn: Është i mbivlerësuar





