Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Shtatë nxënëse denoncojnë mësuesin për ngamcmim se*sual, ndalohet 35-vjeçari Mashtrimi që u kthye në një sensacion ndërkombëtar/ “Sirena” e Fixhit, gjysmë majmun dhe gjysmë peshk... Cristiano Ronaldo largohet nga Portugalia, heshtje totale nga Real Madrid 9 elektricistë humbën jetën në krye të detyrës gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë në punë “Rama të ndalë intimidimin e mediave”/ Partia Demokratike Evropiane: Gazetarët dhunohen nga policia, Shqipë... Viti 2026, i dyti më i nxehtë në histori ‘Më bërtiste pa arsye, kot’, vajza dogji babain me benzinë dhe u nis për punë. Policia e ndalon në derën e ... Italia sfidon Francën dhe Belgjikën, lista e të grumbulluarve të Mancinit Berisha thirrje studentëve: Nesër të rrëzojmë Ramën! Berisha: Ftoj sërish çdo parti dhe faktor opozitar të krijojmë një front të përbashkët kundër Edi Ramës... Berisha publikon sondazhin: Bizneset dhe qytetarët janë rrënuar nga narko-eurot, Banka e Shqipërisë dhe med... Maran publikon listën e nëntorit: Balliu largohet nga Kombëtarja, Tuci mbetet në vëzhgim
SHOWBIZ

Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare aktorja e njohur e serialeve turke

P
Piranjat16 June 2026, 08:56 · 2 min lexim
Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare aktorja e njohur e

Aktorja turke Ece İrtem, e njohur për rolin e saj si “Isil” në serialin “One Love”, ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare. Ajo u gjet e pajetë në banesën e saj mëngjesin e sotëm, 15 qershor, vetëm një ditë pas ditëlindjes së saj. Sipas raportimeve fillestare, shkak i vdekjes dyshohet të ketë qenë një atak në zemër.

E lindur më 14 qershor 1991 në Sivas, Ece İrtem ndoqi studimet e larta në Universitetin Yaşar, ku u diplomua në vitin 2014 në degën e Operës dhe Performancës Vokale, duke u renditur e treta në klasën e saj.

Gjatë viteve të studimeve, ajo punoi dhe u formua profesionalisht pranë emrave të njohur të muzikës klasike, mes tyre sopranoja Aytül Büyüksaraç, drejtori i Operës dhe Baletit Shtetëror të Izmirit, tenori Levent Gündüz, Paolo Susanni, Esra Mamak dhe mezo-sopranoja Anna Chubuchenko.

Pas transferimit në Stamboll, ajo vijoi formimin e saj në aktrim në Qendrën Kulturore Sadri Alışık gjatë viteve 2014-2015, ku mori mësime nga emra të njohur si Kayhan Yıldızoğlu, Okday Korunan, Kadim Yaşar dhe Tolga Çiftçi.

Ece İrtem u bë e njohur për publikun e gjerë sidomos për rolin e saj si “Isil” në serialin turk “One Love”, një dramë televizive me shikueshmëri të lartë, e cila i dha asaj një popullaritet të konsiderueshëm edhe jashtë Turqisë, përfshirë edhe publikun shqiptar që ndjek produksionet turke.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SHOWBIZ

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.