Ndodh në Për’puthen/ Për herë të parë një konkurrent Indian në mesin e personazheve

Sezoni i ri i “Për’puthen” nis më 21 shtator dhe produksioni ka nisur të zbulojë disa nga personazhet që do të bëhen pjesë e kapitullit të ri të programit të dashurisë. Edicioni i shtatë vjen këtë vit me Heidi Bacin në moderim, ndërsa Erjola Doçi dhe Drini Zeqo do të jenë opinionistë.
Mes konkurrentëve të prezantuar, një prej tyre ka marrë menjëherë vëmendjen. Për herë të parë në “Për’puthen” do të jetë pjesë e kastit një djalë nga India, i cili e ka bërë të qartë edhe arsyen e pjesëmarrjes së tij.
“Vij nga India dhe kërkoj të gjej një nuse shqiptare”, është mesazhi me të cilin produksioni ka prezantuar konkurrentin, ndërsa identiteti i tij ende nuk është zbuluar në materialin promovues.
Pjesëmarrja e tij shënon një risi për “Për’puthen”, pasi deri më tani programi ka pasur kryesisht konkurrentë shqiptarë nga Shqipëria, Kosova dhe diaspora, si edhe pjesëmarrës me prejardhje nga vende të tjera të rajonit.
Produksioni po e mban ende të fshehtë portretin e konkurrentit indian, duke e prezantuar vetëm përmes siluetës dhe deklaratës së tij. Më shumë rreth tij dhe historisë që e ka sjellë nga India në një program shqiptar pritet të mësohet me nisjen e sezonit.
Ky edicion është paralajmëruar nga “Për’puthen” si një “kapitull i ri”, ndërsa një pjesë e risive dhe e kastit po zbulohen gradualisht përpara premierës.
Lexo edhe
SHOWBIZ
Lady Gaga e solli në jetë fëmijën e saj nëpërmjet një nëne zëvendësuese

Rihanna “vjedh” vëmendjen në koncertin e Celine Dion

Greta Kazazi zbulon si është sot raporti me Selin dhe planet për të ardhmen

Habit Spartak Ngjela: Për të hequr xhelozinë, duhet ta lejosh të dashurën tënde të shkojë me një tjetër

“Është thjesht një mosmarrëveshje biznesi”/ Tarifat dhe shërbimet ligjore të papaguara për më shumë së 6 muaj të reperit “Diddy”...





