Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen “Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj kë... EMRI/ U arrestua për vrasjen e ish-të dashurës dhe partnerit të saj, 44-vjeçari shqiptar rrëfen edhe dy vra...
SHOWBIZ

Në prag të finales së Eurovision, Alis Kallaçi thirrje shqiptarëve për të votuar

P
Piranjat16 May 2026, 18:56 · 2 min lexim
Në prag të finales së Eurovision, Alis Kallaçi thirrje

Mbrëmjen e sotme do të mësohet fituesi i festivalit të madh europian, “Eurovision”. Në prag të finales, Alis Kallaçi u ka bërë thirrje shqiptarëve të votojnë këngën ‘Nân’ kur të hapet votimi në 21:00. Përmes një postimi në rrjetet sociale artisti shprehet mirënjohës për të gjithë ata që e kanë mbështetur dhe kanë pëlqyer këngën.

“Televotimi hapet sonte në 21:00! Jam pafundësisht mirënjohës që po e dëgjoni ‘Nân’ dhe po i dhuroni kaq shumë dashuri! Në imazhe gjeni kodet për çdo shtet.

Kur të hapet votimi, mund të mbështesni Shqipërinë duke votuar 05. Nëse nuk e shihni shtetin ku ndodheni në fotot sipër, mund të votoni që tani online nga kudo në botë në esc.vote Faleminderit që e keni bërë “Nân” tuajën”, shkruan artisti.

Si votohet? Sonte finalja e madhe e Eurovision-it, kur do të performojë Alis?

Në Finalen e Madhe, votimi hapet pak para se të interpretohet kënga e parë dhe do të qëndrojë i hapur gjatë të gjitha performancave e më tej edhe 40 minuta pasi të jetë interpretuar kënga e fundit. Për këngën e preferuar, mund të votohet deri në 10 herë.

Nëse ndodheni në një vend jo pjesëmarrës, votimi online në esc.vote hapet në mesnatë dhe mbyllet kur fillon shfaqja live, për t’u hapur përsëri pak para se të interpretohet kënga e parë. Më pas do të mbetet e hapur gjatë gjithë shfaqjes live deri rreth 40 minuta pasi të jetë prezantuar kënga e fundit konkurruese.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SHOWBIZ

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.