Në pritje të fëmijës së dytë, Roela përballet me frikën e saj më të madhe

Roela, e cila është në pritje të fëmijës së saj të dytë, ka ndarë me ndjekësit një prej momenteve më të vështira që ka përjetuar së fundmi si nënë.
Vajza e saj 9-muajshe, Siela, është përballur me një problem shëndetësor dhe është detyruar të qëndrojë në spital për shkak të një virusi. Përmes disa postimeve në rrjetet sociale, Roela ka treguar emocionet dhe shqetësimin që ka përjetuar gjatë ditëve të vështira.
Situata ka qenë edhe më e ndërlikuar për të pasi është shtatzënë dhe kjo i ka kufizuar mundësinë për ta mbajtur të bijën në krahë dhe për t'i qëndruar pranë në mënyrën që do të dëshironte.
Roela ka treguar se kjo ishte hera e parë që Siela sëmurej dhe se ta shihte vogëlushen me serum në dorë ishte një moment i dhimbshëm për të.Ajo ka vënë në dukje edhe forcën e nënave përballë situatave të tilla, duke i cilësuar ato si “heroina të vërteta” kur bëhet fjalë për fëmijët e tyre. Krahas rrëfimit, Roela ka ndarë edhe disa momente familjare nga kjo periudhë. Në njërën prej fotove shfaqet bashkëshorti i saj, Vedati, i shtrirë pranë Sielës, duke i qëndruar pranë gjatë qëndrimit në spital.
Në një tjetër moment, vogëlushja shihet duke buzëqeshur para kamerës, pavarësisht fashës së serumit në dorë.
“Mami dhe babi të duam pafund”, ka shkruar Roela mbi foton familjare.
Pas kësaj eksperience, ajo ka ndarë edhe një shqetësim që lidhet me sjelljen e njerëzve ndaj fëmijëve të vegjël. Roela ka kritikuar pakujdesinë e personave që nuk njoftojnë kur janë të sëmurë, duke theksuar rëndësinë e shmangies së kontakteve me fëmijët e vegjël në raste të tilla.
Për familjen, këto ditë kanë qenë një provë e vështirë, por buzëqeshja e Sielës në fotot e publikuara nga e ëma tregon se vogëlushja tashmë po e kalon këtë periudhë të vështirë.
Lexo edhe
SHOWBIZ
“Vazhdoj ta dua”, Indri Shiroka flet për Vanesën pas ndarjes

Ndryshimet “furtunë” në “Për’puthen”, Arjan Konomi pritet të zërë karrigen e Aulona Mustës

Mbretëresha Camilla: E kisha të vështirë të heshtja për sëmundjen e mbretit Charles

Madonna surprizon me një vizitë në ishullin e Korfuzit për festën e 68-vjetorit të saj

“Zbulova Kabbalah në vitin 2012”/ Modelja shqiptare Angela Martini zbulon faktin interesant për besimin e saj filozofik





