FoxNews: Goditje nga Washingtoni për qeverinë Rama, kongresmenët kërkojnë kufizime vizash për zyrtarët e korruptuar
Ligjvënësit republikanë i kërkojnë Rubios të shqyrtojë kufizimet e vizave për zyrtarët e korruptuar, ndërsa S...
Ligjvënësit republikanë i kërkojnë Rubios të shqyrtojë kufizimet e vizave për zyrtarët e korruptuar, ndërsa S...
Protesta studentore në kryeqytet ka shënuar sot ditën e saj të 16-të. Edhe sot studentët kanë marshuar në kryeqytet me ...
Protesta e studentëve vijon edhe këtë të martë në Tiranë, ku pjesëmarrësit kanë marshuar në disa nga rru...
Autoriteti tatimor i Hungarisë ka bastisur disa lokacione dhe ka bërë arrestime. Bastisjet erdhën pas një raporti të 25 gushtit t&...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar ashpër pas vendimit të SPAK për t’i komunikuar ish zëvendëskryem...
Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Michel Tarran, ka reaguar lidhur me protestat e dhunshme të zhvilluara në Tiranë dhe qytete t&e...
Studentët që prej ditësh janë përfshirë në protestat kundër qeverisë kanë vijuar lëvizjen në ambien...
Pas qëndrimit për gati dy orë para ministrise se Arsimit, studentët e Mjekësisë, të mbështetur edhe nga pedagogët ...
Zonat malore në qarkun e Kukësit po përjetojnë kushte klimaterike dimërore, ndonëse jemi ende në fund të muajit tetor. ...
Kim Kardashian ka rrëfyer se kishte dyshime përpara martesës me ish-basketbollistin e NBA-së, Kris Humphries, por vendosi të vaz...
Neada Muçaj ka folur për herë të parë për largimin e saj nga Top Channel, një ngjarje që në kohën kur ndodhi u shoqërua me shumë bujë dhe aludime për një konflikt me kolegen e saj në “Wake Up”, Enxhi Nasufin. E ftuar në “X-Press”, moderatorja ka dhënë versionin e saj për atë që ndodhi realisht pas kamerave.
Si fillim, Neada u shpreh se mënyra si u zhvillua situata nuk ishte e drejtë dhe se shumë gjëra nuk janë sqaruar publikisht:
“Duke marrë parasysh të gjithë situatën, mënyrën se si ndodhën gjërat, unë mendoj që nuk është një formë për ta shkëputur një njeri apo për ta hequr nga gjërat që ai do, sepse shumë gjëra nuk janë folur dhe nuk janë sqaruar.” Ajo shtoi se buja që krijoi konflikti fizik i aluduar mes saj dhe Enxhi Nasufit nuk i ka pëlqyer dhe nënkuptoi se kjo situatë u krijua me qëllimin për të qenë pjesë e një formati shumë të ndjekur, emrin e të cilit ndonëse Neada nuk e përmendi, nga konteksti kupton se me siguri bëhet fjalë për "Big Brother VIP Albania":
“Mua nuk më pëlqeu fare si situatë dhe qëllimi i saj ishte patjetër që unë të bëhesha pjesë e një formati shumë të ndjekur. Pra, ishte oferta më e mirë e mundshme për mua.”
Duke folur për lajmet që qarkulluan në media për përplasjen fizike, Neada i mohoi, duke theksuar se nuk është natyrë konfliktuale dhe duke shtuar se u gjend mes këtij "skenari" pa dëshirën e saj:
“Nuk ka diçka të vërtetë pas atyre titujve, unë nuk jam një njeri që konfliktohem në vendin e punës. Ka njerëz që kështu duan të ecin në jetë, përmes skenarëve të ndryshëm dhe unë u gjenda pa dëshirën time. Ishte surprizë për mua, të them të drejtën.”
Megjithatë, ajo pranoi se kishte pasur një moment të vogël tensioni me Enxhi Nasufin:
“Ka pasur një provokim të vogël, që ka ndodhur gjatë një shkëputjeje publicitare kur kemi qenë në transmetim.”
Në fund, ajo theksoi se situata u ekzagjerua qëllimisht për të krijuar zhurmë mediatike:
“Nuk ka pasur një sherr fizik, por është e vetmja formë që ti të bësh zhurmë dhe, për sa kohë zhurma shet, bujrum, jepi, jepi gaz.”
Deklaratat e saj vijnë pas një periudhe kur rrjeti u përfshi nga lajme për një përplasje fizike mes saj dhe Enxhi Nasufit, të cilat u mohuan edhe më herët nga vetë stafi i “Wake Up”. Pavarësisht kësaj, një pjesë e publikut mbeti skeptike dhe vazhdoi të besojë se kishte ndodhur diçka pas kamerave.
Edhe Enxhi Nasufi, në një intervistë të mëvonshme, i cilësoi këto lajme si të pavërteta, duke theksuar se bëhej fjalë për ekzagjerime dhe se kjo është një nga kostot e të qenit figurë publike.
Djali i madh i Britney Spears, Sean Preston, e ka ndryshuar mbiemrin e tij në Instagram nga emri i mesëm, Federline, në Spears. Është...
Jeta është plot sfida dhe ndonjëherë kërkon forcë dhe qëndrueshmëri të veçantë. Sipas astrologëve,...
Aktorja, Lisa Kudrow, e njohur për rolin e Phoebe-t në serialin Friends, ka zbuluar se gjatë kohës së transmetimit të serialit n...
Përgjatë gjithë këtyre ditëve në “Ferma VIP”, poetja Mimoza Ahmeti na ka treguar, një Moza me një shpirt t...
Mbrëmjen e sotme do të zhvillohet dasma e dytë tradicionale në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”, mes Mateos dhe Br...
Mbrëmjen e sotme në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5” do të organizohet dasma e B...
në Prime-n e së martës u diskutua një fjali që Mateo i tha Brikenës për çarçafët që i kishte pis. Pas...
Autoritetet amerikane kanë arrestuar së fundmi dy shtetase me origjinë iraniane, Hamideh Soleimani Afshar dhe vajzën e saj Sarinasadat Hosse...
Është hapur një fushatë në platformë për të mbështetur Stenaldo Mëhillin, ish-banorin e Big Brother VIP Alba...
Sonte në shtëpinë e Big Brother VIP Albania pritet të mbahet dasma mes Brikenës dhe Mateos, ashtu siç u njoftua përmes za...