Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen “Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj kë... EMRI/ U arrestua për vrasjen e ish-të dashurës dhe partnerit të saj, 44-vjeçari shqiptar rrëfen edhe dy vra...
SHOWBIZ

Nga 50 mijë në afro 1 milion euro: sendet e Brigitte Bardot thyejnë pritshmëritë në ankand

P
Piranjat22 September 2026, 20:57 · 3 min lexim
Nga 50 mijë në afro 1 milion euro: sendet e Brigitte Bardot

Sendet personale të Brigitte Bardot kanë marrë një vlerë të jashtëzakonshme në ankandin e zhvilluar në Paris, ku 285 objekte të aktores së famshme franceze u shitën për afro 1 milion euro.

Sipas shtëpisë së ankandeve Millon, rezultati final ishte rreth 20 herë më i lartë se vlerësimi fillestar, i cili ishte rreth 50 mijë euro. Në ankand morën pjesë rreth 3 mijë persona nga Franca dhe vende të ndryshme të botës.

Koleksioni përfshinte sende që Bardot kishte mbajtur në banesat e saj në Paris dhe Saint-Tropez, mes tyre veshje, kapele, syze dielli, mobilje dhe enë tavoline. Disa prej objekteve, megjithëse kishin një vlerësim modest, përfunduan me çmime shumë më të larta.

Një prej rasteve më të veçanta ishin dy qafore qensh me emrin e Bardot. Të nisura nga vetëm 30 euro, ato u shitën për 9,400 euro, duke përfunduar në duart e një ofertuesi nga Rusia.

Edhe objektet e tjera të koleksionit tërhoqën interes të madh. Një portret i aktores u shit për afro 40 mijë euro, ndërsa makina e shkrimit që ajo përdori për të shkruar autobiografinë e saj arriti çmimin 4,634 euro. Dy kitara u shitën për 8,600 dhe 1,900 euro, ndërsa tre lodra prej pelushi u blenë për një total prej 2,200 eurosh.

Ankandisti Alexandre Millon e përshkroi rezultatin si të jashtëzakonshëm, duke theksuar diferencën mes vlerësimit fillestar dhe shumës së mbledhur.

“Brigitte Bardot vërtetoi edhe një herë se është një alkimiste e jashtëzakonshme. Ajo i shndërroi vlerësimet prej rreth 50,000 eurosh në pothuajse 1 milion euro, duke përfshirë komisionet”, deklaroi Millon.

Të ardhurat nga shitja do të përdoren nga Fondacioni Brigitte Bardot për aktivitetet në mbrojtje të kafshëve, ndërsa një pjesë e shumës do t’i kalojë djalit të aktores, Nicolas-Jacques Charrier.

Sipas drejtueses së fondacionit, Ghislaine Calmels, kjo nismë lidhet me një tjetër shitje të organizuar nga vetë Bardot në vitin 1987 për të mbështetur kauzën e saj në mbrojtje të kafshëve.

Megjithatë, ankandi nuk kaloi pa polemika. Bernard d’Ormal, bashkëshorti i fundit i Bardot, kundërshtoi publikisht shitjen e sendeve private, duke argumentuar se ato duhej të ishin ruajtur si pjesë e trashëgimisë së aktores.

Fondacioni e kundërshtoi këtë qëndrim, duke sqaruar se shitja ishte miratuar nga bordi i drejtorëve në qershor, në një kohë kur d’Ormal ishte ende në krye të institucionit. Debati u bë publik vetëm pak ditë pasi ai u largua nga drejtimi i fondacionit, post të cilin e kishte mbajtur që prej ndarjes nga jeta të Brigitte Bardot.

 

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SHOWBIZ

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.