Nga Bora Zemani te Heidi Baci, 4 moderatoret që kanë drejtuar “Për’puthen” ndër vite

“Për’puthen” ka nisur një tjetër kapitull. Emisioni i dashurisë në Top Channel është rikthyer në ekran me sezonin e tetë, këtë herë nën drejtimin e Heidi Bacit, e cila i është bashkuar një paneli tërësisht të ri.
Prej nisjes së tij në vitin 2019, formati ka ndryshuar disa herë, si në përmbajtje ashtu edhe në figurat që e kanë drejtuar. Në fillim “Për’puthen” transmetohej vetëm të dielave, përpara se të shndërrohej në një program të përditshëm dhe të bëhej pjesë e pandashme e pasdites televizive.
Që nga sezoni i parë, i cili nisi në shtator 2019 dhe përfundoi në qershor 2020, e deri te sezoni aktual, “Për’puthen” ka kaluar nëpër tetë edicione. Sezonet kanë vijuar njëri pas tjetrit, nga shtatori deri në qershor, ndërsa këtë vit formati u rikthye sërish në shtator me një fytyrë të re në moderim.
E para që lidhet me drejtimin e “Për’puthen” është Bora Zemani një ndër moderatoret më afatgjata të këtij programi, e cila qëndroi në krye të programit për rreth dy vite. Ishte periudha kur formati po merrte gjithnjë e më shumë vëmendje dhe po krijonte identitetin e tij te publiku.

Pas Borës, drejtimi i programit kaloi për një periudhë të shkurtër te Ori Nebijaj, e cila më pas u largua nga ekrani për t'iu përkushtuar angazhimit të saj në politikë.

Në vitet në vijim, “Për’puthen” pati në krye Megi Pojanin, e cila e drejtoi programin për disa sezone me radhë, deri në përfundimin e sezonit të shtatë në qershor 2026.

Tashmë, historia vijon me Heidi Bacin.

Sezoni i tetë, i nisur në shtator, e ka sjellë atë në krye të programit, ndërsa në studio janë edhe opinionistët e rinj Drini Zeqo dhe Erjola Doçi, nën autorësinë e Ronaldo Sharkës.
Katër moderatore, katër mënyra të ndryshme për ta sjellë në ekran një prej formateve më të ndjekura të pasdites. Bora, Ori, Megi dhe tashmë Heidi kanë lënë secila gjurmën e saj në historinë e “Për’puthen”, ndërsa sezoni i ri sapo ka nisur të shkruajë kapitullin e radhës. Se kush do të jenë historitë, surprizat dhe çiftet që do të dalin nga ky sezon, mbetet për t’u parë.
Lexo edhe
SHOWBIZ
“Meritoje më shumë kohë”/ Ish-e dashura e Presley Gerber përlot me dedikimin prekës

Buzë me ngjyrë perfekte dhe që zgjat gjithë ditën, 9 lip stain-et që po bëjnë namin

Strakosha rrëfen për herë të parë për aneurizmën cerebrale: Gjithçka nisi me një dhimbje koke shumë të fortë

Këngëtari ndërroi jetë në një klinikë private/ Nëna e George Mazonakis kërkon drejtësi: Për kujtimin e fëmijës tim të dashur

“Kisha dëgjuar që nuk ishte mirë”/Takimi i veçantë mes Mira Konçit dhe Parashqevi Simakut





