Xhoin e kam njohur përmes Instagramit, teksa postonte foto të ndryshme nga përditshmëria e saj në Kanada, ku edhe jeton. Plot stil dhe autenticitet, ajo e vijon këtë pasion edhe tashmë që është bërë nënë, ku përveç fotografive të saj ndan edhe sete plot tematikë të së bijës Heysa, 2 vjeçe.
Pikërisht nga një set i saj i fundit, ku bukuroshja e vogël shfaqej duke larë rroba si dikur në govatë, u rigjetëm në këtë komunikim tashmë me Xhoin për ta përcjellë enkas për këtë Qershor historinë e saj virtuale.
Xhoi Fusha, një vajzë nga Dukagjini, lindur dhe rritur në Lezhë, studente për Interior Design në Kanada, degë edhe për të cilën punon aktualisht, është e angazhuar edhe si influencere në rrjetet sociale, ku bashkëpunon me brand-e të ndryshme dhe ndan përmbajtje rreth modës, jetës së përditshme dhe estetikës.
Xhoi, ti je bërë popullore në Shqipëri përmes Instagramit. Sa kohë ke që poston dhe do ta cilësoje veten një blogere?
Kam filluar të postoj prej disa vitesh tashmë, por gjithçka ka ardhur shumë natyrshëm. Nuk e kam parë veten vetëm si “blogere”, por si dikë që pëlqen të ndajë momente, stilin dhe jetën e përditshme me njerëzit që më ndjekin. Me kalimin e kohës e kuptova që kjo është kthyer në një pjesë shumë të bukur të jetës sime.
Jeta jote është në Kanada, sa kohë ke atje dhe si është jeta jote atje?
Kam shumë vite në Kanada dhe tashmë e ndjej si shtëpinë time të dytë. Jeta është ndryshe, më e qetë dhe më e organizuar, por sigurisht Shqipëria mbetet gjithmonë vendi që më mungon më shumë. Mundohem të marr më të mirën nga të dyja botët.
Po jeta si mama sa të ka ndryshuar?
Të qenit mama më ka ndryshuar totalisht. Më ka bërë më të ndjeshme, më të fortë dhe më të përgjegjshme. Tani shumë gjëra i shoh ndryshe dhe prioritetet e mia kanë ndryshuar komplet. Është ndjenja më e bukur që kam përjetuar ndonjëherë.
Vajzën e ekspozon dhe i bën sete të bukura. Të pëlqen që të krijosh një profil Instagrami nënë e bijë, si shumë personazhe në botë?
Më pëlqen shumë të ndaj momente me vajzën time sepse janë kujtime që dua t’i kem gjithmonë. Për momentin nuk e kam menduar të krijoj një profil “mami & bijë”, dua që gjithçka të mbetet sa më natyrale dhe spontane.
Kush është blogerja në botë që të pëlqen dhe të frymëzon?
Në Shqipëri ka shumë vajza shumë të talentuara dhe kreative. Më pëlqen fakti që secila po krijon identitetin e vet dhe po sjell diçka ndryshe në rrjetet sociale. Një prej tyre është Alda Mehmetaj. Më pëlqen energjia, stili dhe mënyra si e transmeton veten në rrjetet sociale. Por, në fakt ka shumë vajza që më pëlqejnë për stilin dhe energjinë që transmetojnë, sidomos ato që arrijnë të jenë vetvetja dhe të mos kopjojnë trendet. Më frymëzojnë njerëzit që kanë personalitet dhe autenticitet.
Je më e dhënë pas markave dhe trendeve të momentit, apo të pëlqen të krijosh një stil pa kohë tëndin?
Mundohem të jem gjithmonë e përditësuar me trendet, por nuk më pëlqen të humbas stilin tim vetëm për të ndjekur modën. Besoj që stili më i bukur është ai që të përfaqëson ty.
Përtej Instagramit, kush është Xhoi? Për ata që nuk të njohin dhe kanë kureshtje të dinë më shumë?
Përtej Instagramit, jam një person shumë familjar dhe emocional. Më pëlqejnë gjërat e thjeshta, koha me njerëzit e mi dhe momentet e qeta larg rrjeteve sociale. Instagrami tregon vetëm një pjesë të jetës sonë.
Të tundon jeta në Shqipëri? Apo vetëm për pushime?
Shqipërinë e dua shumë dhe vij sa herë kam mundësi. Gjithmonë e mendoj idenë për t’u kthyer një ditë, sepse jetës kurrë nuk i dihet. Për momentin jetën e kam ndërtuar në Kanada, por Shqipëria do të mbetet gjithmonë vendi ku ndihem si në shtëpi./bordo
Artikuj te sugjeruar
SHOWBIZ
26 Qershor17:03
"Ajo më kuptoi më mirë se të gjithë", Miri thyen heshtjen për Selin
Pas përfundimit të rrugëtimit të tij në Big Brother VIP 5, Miri ka dhënë një intervistë, ku ka folur për ...
SHOWBIZ
26 Qershor13:27
Pse s’do të bëjë “gender reveal” për fëmijën e dytë? Sara Gjordeni tregon arsyen
Vetëm pak javë pasi zbuloi lajmin e bukur se është në pritje të ëmbël për herë të dytë, moderatorj...
SHOWBIZ
25 Qershor23:47
Clevio “thumbon” Noizyn: Është i mbivlerësuar
Reperi Kleviol Ahmeti, i njohur si Clevio, ka bërë deklarata të forta për disa figura të njohura të skenës muzikore shqiptare...
SHOWBIZ
25 Qershor18:58
FOTO/ Ermal Fejzullahu blen makinën luksoze: Welcome home G
Këngëtari Ermal Fejzullahu, vazhdon të dëshmojë pasionin e tij të madh për makinat luksoze. Së fundmi, ai ka shtuar n&...
SHOWBIZ
25 Qershor18:55
Ylli i Hollivudit, Russell Crowe surprizon fansat, shfaqet si shqiptar në filmin e ri
Aktori i njohur hollivudian Russell Crowe vjen në një rol të pazakontë në filmin e ri thriller “The Get Out”, ku interpreto...
SHOWBIZ
25 Qershor18:05
“S’i dolën hesapet”, Katerina dhe Arnoldi përplasen publikisht: Fëmija nuk është i imi, i kërkova ADN
Lidhja e tyre eci me hapa të shpejtë dhe, pak muaj si çift, ata njoftuan se ishin në pritje të fëmijës së tyre të...
SHOWBIZ
25 Qershor17:44
Pas përfundimit të "Ferma VIP", Indri Shiroka dedikim special Arbana Osmanit: Dëshmoj pse është...
Përfundimi i rrugëtimit të 3 të “Ferma VIP” ka lënë pas shumë emocione, por edhe vlerësime të mëdh...
SHOWBIZ
25 Qershor17:26
Nuk do ta besoni se cili futbollist është kushëriri i Benitës
Një detaj që askush nuk e dinte është zbuluar nga Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Benita Zena, se ka një kushë...
SHOWBIZ
25 Qershor14:13
“Dua Lipa, a po më dëgjon?”/ Shakira shpreh dëshirën për një duet me këngëtaren shqiptare
Ylli botëror i muzikës, Shakira, ka surprizuar fansat duke shprehur publikisht dëshirën për të bashkëpunuar me këng&eu...
SHOWBIZ
25 Qershor09:18
Dasma e vitit në prag? Taylor Swift dhe Travis Kelce vendosin një rregull të pazakontë për të ftuarit!
Travis Kelce dhe Taylor Swift u kanë kërkuar të ftuarve të tyre të dasmës që të mos sjellin dhurata për ceremonin...