Nga një dashuri “përrallash” në ndarje me pakënaqësi, këngëtari flet i zhgënjyer për ish bashkëshorten!

Historia mes Al Bano dhe Romina Poëer është një nga historitë më të ndjekurat në Itali, një dashuri që nisi si përrallë dhe përfundoi në një ndarje që ende sot e kësaj dite prodhon polemika. Debati u rikthye pas një interviste të Romina Poëer në emisionin Belve, ku ajo ka folur për përfundimin e martesës së tyre me tone të forta emocionale. Ajo la të kuptohej se në një moment të vështirë të jetës, nuk gjeti mbështetjen që priste nga partneri: “Kur mendon se ke një shtyllë pranë teje dhe do të mbështetesh… por nuk ka asgjë.”
Këto fjalë duket se e kanë prekur thellë Al Bano-n. I ftuar në Domenica In, këngëtari reagoi publikisht, duke dhënë versionin e tij: Ai këmbënguli se ka bërë gjithçka për të shpëtuar familjen dhe marrëdhënien, por situata kishte arritur në një pikë pa kthim. “Kam provuar gjithçka për të shpëtuar bashkimin… për mua familja është e shenjtë,” u shpreh ai.
Sipas mediave italiane, AL Bano i përjetoi deklaratat e saj si “një thikë në zemër”, madje në një moment u shpreh edhe se këto fjalë “po e vrasin” shpirtërisht.
Këngëtari i njohur në intervistat e mëparshme për mediat ka theksuar lidhjen e veçantë me Shqipërinë, prej nga ka rrënjër dhe emri i tij.
Lexo edhe
SHOWBIZ
Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj festojnë sot ditëlindjet e tyre! Moderatorja…

Andi Shehi zbulon shifrën marramendëse që i kushtoi dasma

Pas gjuhës denigruese ndaj Arbanës, Adioni i bën këtë thirrje publikut për Olën

Rogerti i kërkoi përballje në gjykatë për këngën “Ala ya Selina, ala ya Dubai”, fituesja e “BBVA5” e injoron: Ai nuk ka…

Shqipëria bën provën e parë në skenën e "Eurovision 2026"

“E frikshme", Rezart Veleshnja shpërthen ashpër pas situatës Arbana-Ola në “Ferma VIP”!

"Më tha nëse e gjeja...”/ Ish-konkurrenti i “Për’puthen” zbulon si u njoh me bashkëshorten: U thashë shokëve hajde të...

Kush nga finalistët është mërzitur më shumë për fitoren e saj? Ja si përgjigjet Selin





