Nga s*ksi te tradhtia, Rita Petro hap letrat: Për burrin duhet të jesh edhe shoku i tij i ngushtë

Poetja Rita Petro ka folur pa dorashka për seksin, marrëdhëniet dhe mentalitetin shqiptar. E pyetur nëse e ka më të vështirë të shkruajë për seksin apo të flasë për të në televizion, Petro shpjegoi se shpesh publiku e ngatërron autoren me personazhet e librave të saj.
“Të shkruash, ti shkruan për veten, shkruan në vetminë tënde dhe çdo gjë që të vjen në mëndje e shkruan. Pastaj unë them gjithmonë që censura fillon ‘do ta botosh apo jo’. Kur flet është gjithmonë ajo etika dhe nuk mund ta barazosh shkrimin, artin me një intervistë. Domethënë janë dy gjëra të ndryshme. Shpesh herë njerëzit të ngatërrojnë dhe të barazojnë me personazhin tënd, me heroinën e librit. E kështu kanë lindur keqkuptimet me mua dhe kur më dëgjojnë në televizion ose kur jap ndonjë intervistë më thonë ‘po ti qenke grua serioze’”, tha Petro.
Një tjetër pyetje pikante ishte ajo se si do ta përkufizonte një mashkull që ka shumë partnere: “Kazanova apo legen?”. Petro nuk u mendua gjatë dhe u përgjigj se do ta vendoste te “legenët”.
Ndërsa për meshkujt që kërkojnë një grua të virgjër, poetja tha shkurt: “Është standard.”
Petro tregoi gjithashtu një këshillë që, sipas saj, i kishte dhënë partneri i saj i ndjerë, me të cilin kishte përjetuar “historinë më të madhe të dashurisë” së jetës së saj. Ai i kishte thënë se një prej cilësive të saj ishte aftësia për të qenë edhe shoqe e ngushtë e partnerit.
“Partneri, që pata dhe historinë më të madhe të dashurisë të jetës sime, më thoshte se ti ke një gjë fantastike, ty mashkulli mund të të bëjë shok të ngushtë, përveç gjërave të tjera. Dhe kur një mashkull e ka partneren e vet dhe shok të ngushtë, ai nuk do të dojë ta humbë atë asnjëherë. Edhe nëse i vijnë ato drithërimat nga dikush tjetër. Sepse tregon se është një lidhje shumë speciale.
Dhe unë si tip jam shumë besnike si shoqe e ngushtë. S’e tradhtoj kurrë shoqen dhe shokun e ngushtë”, u shpreh Petro.
Në fund, Rita Petro u pyet edhe për një tjetër temë që lidhet me jetën intime të shqiptarëve: pse vazhdojnë të bëjnë seks me dritat fikur?
Poetja e lidhi këtë me mentalitetin dhe mënyrën se si është parë ndër vite intimiteti.
“Kanë bërë dikur, ato dhomat e vogla, jetonin me njerëz të tjerë dhe mentaliteti. Të bësh seks me dritë të hapur duhet të jesh shumë... Ndonjëherë marrëdhënia intime është quajtur dhe sikur ke turp, sidomos femrat. Nuk kemi qenë shumë të hapura, pasi mendonim se na gjykonin. Mund të ndodhë edhe sot”, tha Rita Petro.
Lexo edhe
SHOWBIZ
“Më thanë se do të harrohej shpejt”, Earl Spencer rrëfen pas dekadash detaje për Princeshë Dianën

Nga 50 mijë në afro 1 milion euro: sendet e Brigitte Bardot thyejnë pritshmëritë në ankand

Mateo dhe Brikena do të bëhen prindër? Modelja vendos pikat mbi “i” për aludimet mbi shtatzëninë

Teze për herë të dytë, Era Istrefi publikon momentin emocionues me mbesën e sapolindur

U nda nga jeta tragjikisht në moshën 36-vjeçare, zbulohet shkaku i vdekjes së aktores së njohur amerikane Hayden Panettiere





