Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
"Ne jemi rebelë, trima dhe nuk do të frikësohemi”/ The Times: Protestat për rrëzimin e Ramës, studentët nuk... VIDEO/ Përleshje mes protestuesve dhe policisë në Paris, marshime në të gjithë vendin  VIDEO/ Dalin pamjet, momenti kur klani i shqiptarit Klod Cara hedh në erë bizneset Zbardhen mesazhet/ Eksperti i çoi Agasit letrat e ekspertimit të makinës, 3 ditë para se t’ia dërgonte SPAK... Qëlloi me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari Berisha: Balluku, “mur i pakalueshëm” në rrugën drejt BE-së "E kam shoqe të ngushtë"/ Zbardhen mesazhet e Ergys Agasit me izraelitët për Vlora Hysenin: Jemi me fat Lista e krimeve mafioze/ Si Nuredin Dumani mund të shpëtojë me më pak se 10 vite burg pas veprave penale që... “Dashuria nuk matet me gjak”/ Urimi prekës i Çiljetës për Bekon: Ndoshta nuk të kam sjellë unë në jetë, por... Berisha: Raporti i KE damkos Ramën, Shqipëria është diktaturë autoritare “Edi Rama dorëzo pushtetin”/ Protestë para SPAK-ut Vajza e leu me benzinë dhe i vuri flakën, i moshuari dërgohet në QSUT
SHOWBIZ

Nga “vendi më i bukur në botë” te butoni “Delete”/ Çfarë e bëri Dua Lipën të fshijë fotot e Kep Merlit?

P
Piranjat15 July 2026, 19:04 · 4 min lexim
Nga “vendi më i bukur në botë” te butoni

Deri pak kohë më parë, Kep Merli zinte një vend të veçantë në profilin e Dua Lipës. Këngëtarja kishte ndarë me miliona ndjekës pamje nga pushimet familjare në jug të Shqipërisë, duke e cilësuar zonën si “vendin më të bukur në botë”. Sot, ato postime nuk gjenden më në profilin e saj në Instagram, edhe pse vazhdojnë të qarkullojnë në mediat shqiptare dhe në postimet e anëtarëve të familjes së saj.

Ndoshta ka ardhur thjesht momenti për një “refresh” të profilit në Instagram. Mund të jetë një zgjedhje estetike. Mund të mos ketë fare lidhje me zhvillimet e fundit. Por koha kur ndodh ky “pastrim” është, të paktën, interesante.

Vetëm pak ditë më parë, Dua Lipa ishte e ftuar në podcastin e Lea Ypit, ku u fol për protestat kundër ndërtimeve në zonat e mbrojtura në Shqipëri. Nuk bëri keq që i solli në vëmendje. Përkundrazi, është pozitive që një figurë me ndikim ndërkombëtar interesohet për atë që po ndodh në vend. Kësaj here, megjithatë, Dua zgjodhi të “këndojë duet” me një tjetër ish të preferuar të Edi Ramës, Lea Ypin, e cila prej kohësh është kthyer në një nga zërat më kritikë ndaj modelit të qeverisjes së tij. Por entuziazmi i sapolindur për mbrojtjen e natyrës lë pas edhe disa pikëpyetje.

A e di Dua Lipa se Kep Merli, vendi ku ka kaluar pushimet dhe ku familja e saj ka ndërtuar vilën, është vetë një zonë e mbrojtur? A e di se sot aty nuk hyn dot askush pa lejen e ndërtuesit? Dhe a e di se pikërisht ai model zhvillimi për të cilin sot ngrihen protesta është ai që ka transformuar edhe zonën ku ajo ka zgjedhur të kalojë pushimet?

Për vite me radhë, imazhet e Dua Lipës nga Kep Merli janë përdorur si kartolina më e bukur e turizmit shqiptar. Edi Rama nuk ka humbur asnjë rast për ta shfrytëzuar praninë e saj si dëshmi të “Shqipërisë që duan të gjithë”. Sot, kur debati për zhvillimin e bregdetit është ndezur, ato foto nuk janë më në profilin e saj.

Askush nuk i mohon Dua Lipës të drejtën të ketë një vilë apo të pushojë ku të dëshirojë. Me pasurinë që ka, mund të blejë një vilë pothuajse kudo në botë pa u menduar dy herë. Por kur vendos të hysh edhe në debatin publik, pasuria nuk mjafton për të blerë koherencën.

Shqipëria nuk mund të jetë një kartolinë luksi kur i shërben promovimit të pushtetit dhe, pak vite më vonë, të shndërrohet në një kauzë kundër pasojave të të njëjtit model zhvillimi. Nëse qëndrimet ndryshojnë, publiku ka të drejtë të pyesë pse. Sepse Shqipërinë nuk mund ta duash sipas oreksit të politikës. Dhe dinjiteti nuk blihet me pasuri; ai matet me qëndrueshmërinë e parimeve. /VNA/

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SHOWBIZ

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.