SHOWBIZ

“Një ditë do t’i dëgjohet zëri”, Xhesika Polo ndan detaje për partnerin: Jemi martuar

Piranjat Përditësimi i fundit 22 January 2026, 18:56

“Një ditë do t’i dëgjohet zëri”, Xhesika

“Një dashuri që ndodhi kur u poqën kushtet”, e përshkruan Xhesika Polo historinë e saj me partnerin teksa lumturia i shprehet qartazi në fytyrë. Në rrëfimin e saj ajo nuk jep asnjë detaj se prej sa kohësh janë bashkë, por tashmë ka gjetur shpirtin e saj binjak që e ka ndihmuar të shndërrohet në versionin më të mirë të vetes.

“Jemi në sintoni, kuptohemi pa folur”, rrëfen ajo më tej duke treguar se lidhja e tyre është shumë shpirtërore dhe pikërisht dashuria që ka pritur prej kohësh. Ajo nuk ndan asgjë rreth identitetit të tij sepse nuk është figurë publike, por është e bindur se shumë shpejt do ta njohin të gjithë.

Xhesika Polo: Partneri im nuk merret me art, nuk ka lidhje fare me televizionin. Sigurisht është shumë i talentuar se s’mund të ishte burri im dhe mos të ishte i talentuar. Ka një vesh perfekt muzikor, ka një zë shumë të bukur.

Rudina Magjistari: Një artist i munguar.

Xhesika Polo: Një artist i munguar që më mirë le t’i mungojë skenës sepse një ditë do t’i dëgjohet zëri, një ditë do të thonë “Xhesika është gruaja e Filan Fistekut.” Unë besoj shumë te kjo dhe e di që një ditë do të ndodhë, pavarësisht se nuk është shumë e thjeshtë që të jenë dy persona publikë në një familje. Ai në atë që do të bëjë do të jetë më i miri. Të vetmen gjë që mund ta ndaj që është ekskluzive, është që ajo për të cilën do t’i dëgjohet zëri ka lidhje me sportin, por nëse kërkoni tani, nuk del asgjëkund.

Njohja e tyre nisi përmes miqsh të përbashkët, edhe pse më herët kishin rastisur të gjendeshin në të njëjtat mjedise, por pa pasur kontakt. “Ne herën e parë që jemi takuar zyrtarisht, jemi martuar”, thotë ajo, martesë që siç shpjegon më tej, s’ka ndodhur me letra, por shpirtrat e tyre njiheshin prej kohësh. Duke iu rikthyer talentit të tij në muzikë, ai është tashmë bashkëpunëtori i saj.

Xhesika Polo: Ai shkruan. Ne të dy kemi zbuluar që partneri im është shumë i talentuar në shkrim dhe kompozim. Ne kemi bërë disa këngë bashkë, unë kam bërë edhe një këngë me videoklip, “Fatale” ku ai është bashkëkrijues. Kemi dy projekte të tjera që do t’i nxjerrim shumë shpejt që duam ta bëjmë për dashurinë tonë që është një dhe e vetmja, si dhe shumë në vijim.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?