Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen “Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj kë... EMRI/ U arrestua për vrasjen e ish-të dashurës dhe partnerit të saj, 44-vjeçari shqiptar rrëfen edhe dy vra...
SHOWBIZ

Një nuse si Selin! Fituesja e “BBVA5” feston Kurban Bajramin krah familjes së Dj Gimbos

P
Piranjat27 May 2026, 17:40 · 1 min lexim
Një nuse si Selin! Fituesja e “BBVA5” feston Kurban Bajramin

Fituesja e “Big Brother Vip Albania 5”, Selin Bollati  i është bashkuar familjes së partnerit të saj, i njohur me emrin e artit si DJ Gimbo, me të cilët ka festuar festën e madhe të Kurban Bajramit.

“Nusja” e familjes Blakaj ka drekuar me motrat dhe nënën e Dj Gimbos, pasi në një foto e cila po bën xhiron e rrjetit Selin shfaqet krah famlijarëve të partnerit.

“Me fat Kurban Bajrami Paqe, dashuri dhe bekime gjithmonë” shkruhet në foton e publikuar në rrjet nga motra e Gimbos, Finesa Blakaj.

Kujtojmë se Selin Bollati dhe Dj Gimbo nisën historinë e tyre të dashurisë gjatë rrugëtimit në formatin televiziv “Big Brother Vip Albania 5”.

Në këtë reality show, Selini arriti të fitonte jo vetëm edicionin e pestë të “Big Brother Vip Albania” por dhe dashurinë e jetës së saj, Gëzim Blakaj i njohur gjerësisht si Dj Gimbo, njëherazi dhe shoku e Dj i fituesit të “BBVA4”, Gjestit.

Me daljen e tyre nga “BBVA5”, Selin dhe Gimbo kanë dëshmuar se dashuria e tyre është reale dhe afrimiteti i tyre në formatin televiziv nuk ka qenë vetëm për shikueshmëri.

Dyshja shumë herë ka postuar krah njëri-tjetrit, madje ata kanë shijuar dhe pushimet së bashku.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SHOWBIZ

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.