Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Horoskopi, 7 nëntor/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë Kthjellime dhe vranësira kalimtare/ Moti për ditën e sotme Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen
SHOWBIZ

Një plumb “qorr” në ’97 i la vëllain të paralizuar gjithë jetën, Ervini: Historia jonë është sukses, jo viktimizim

P
Piranjat27 April 2026, 22:56 · 2 min lexim
Një plumb “qorr” në ’97 i la vëllain të

Fizioterapisti Ervin Kapaj, i cili është bërë pjesë e Ferma Vip pak javë më parë ka prekur me historinë e jetës së tij.

Në një rrëfim të veçantë, Ervini tregoi se vëllai i tij është plagosur aksidentalisht nga një plumb “qorr” që i preku shtyllën kurrizore, duke e lënë për gjithë jetën të paralizuar.

Dhimbjet dhe vuajtjet që ka kaluar gjatë jetës, kanë shënjuar më tej jetën e Ervinit, i cili për shkak të vëllait ndoqi studimet për fizioterapi.

Histori suksesi e ka cilësuar fermeri jetën e familjes së tij.

“Vëllai im u plagos në ‘97. Do qëllohej dikush tjetër dhe kapi vëllain tim. Iu dëmtua shtylla kurrizore. Ai bërtiste gjithë natën nga dhimbjet. Ishte një dramë për familjen tonë. Nuk e quaj si histori vuajtje dhe viktimizim, por histori suksesi. Kur e mendova që nuk do ecte më nuk e mendova si fundin e botës.

E ndihmoja të ngjisnim shkallët, ta hipja në makinë. Më shumë më ka ndihmuar ai mua, se unë atë. Ai ka shenjuar jetën time që unë iu futa fizioterapisë. Me dhimbjen njeriu gjen forcë dhe ecën para”, tha Ervini.

Fermeri më tej shtoi se vëllai i tij është mbështetja dhe forca më e madhe që ka, ndërsa shton se ai i ka qëndruar dhe vazhdon ti qëndrojë pranë.

Letra që vëllai i dërgoi Ervinit dhe dedikimi i veçantë, bëri që jo vetëm fermeri, por gjithë publiku dhe opinionistët shpërthyen në lot.

Momenti më emocionues ishte takimi mes dy vëllezërve, në ambientet e Ferma Vip.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SHOWBIZ

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.