Hyrja e Mateos mbrëmë në shtëpinë e Big Brother VIP Albania solli një reagim të fortë, veçanërisht nga Brikena, e cila u tregua e rezervuar dhe refuzoi afërsinë e tij.
Ky qëndrim i saj la të kuptohej se mes tyre kishte më shumë histori sesa thjesht një njohje sipërfaqësore. Për të sqaruar situatën dhe për të shuar aludimet e fansave, Anaid Kaloti, fitues i Big Brother 6, ka dhënë një koment të detajuar në Instagram, duke zbuluar prapaskenat e raportit mes Brikenës dhe Mateos jashtë shtëpisë.
“Mateo dhe Brikena nuk kanë shkëmbyer disa mesazhe, por kanë folur 1 vit bashkë me mesazhe”, shkruan Anaidi, duke theksuar se investimi emocional ka qenë i konsiderueshëm nga të dy palët.
Sipas tij, pika kyçe që çoi në ftohjen mes tyre lidhet me hapat e mëtejshëm të marrëdhënies. Brikena ka kërkuar të zyrtarizojë raportin duke takuar familjen e saj, ndërsa Mateo ka refuzuar në atë moment: “Në një x-moment kur gjërat janë dashur të bëhen prezente, Brikena i ka kërkuar të takohet me familjarët e saj. Mateo nuk ka pranuar pasi ka dashur të njohë njëherë vajzën, pastaj familjen”, sqaron Anaidi.
Ai gjithashtu thekson se hyrja e Mateos nuk ka qenë e dedikuar ekskluzivisht për Brikenën, por për ambicien e tij personale, dhe se mes tyre ekziston vetëm një foto, e njohur nga të dyja palët dhe produksioni.
Pavarësisht tensionit të krijuar, Anaidi i del në mbrojtje Brikenës, duke e cilësuar si “supergocë” dhe duke paralajmëruar komentuesit që të mos hedhin baltë mbi vajzat e shtëpisë.
Tani që të dy ndodhen brenda shtëpisë më të famshme, mbetet për t’u parë nëse ky “sqarim i munguar” do të shpaloset para kamerave, apo nëse distanca dhe inati i Brikenës do të vazhdojë.
Artikuj te sugjeruar
SHOWBIZ
4 January13:53
Avokatja bën deklaratën e fortë: Miri mund të divorcohet! Meriton një vajzë të re dhe Inteligjente
Në “Big Brother Fan Club” u diskutua raporti i shumëpërfolur Miri – Selin si dhe letra që babai i saj dërgoi mbr&eu...
SHOWBIZ
4 January13:42
Takimi me familjen që prishi gjithçka, historia e fshehtë e Brikenës dhe Mateos
Hyrja surprizë e Mateos në shtëpinë e Big Brother VIP Albania ka trazuar jo vetëm lojën, por edhe emocionet e Brikenës, rea...
SHOWBIZ
4 January12:24
I futën ish-in në shtëpi/ Brikena i kthehet ashpër produksionit: Bëni këto lloj lojërash të më prishni imazhin
Mbrëmjen e djeshme, gjatë spektaklit live të Big Brother VIP, në shtëpi u prezantuan tre banorë të rinj. Njëri prej ty...
SHOWBIZ
4 January12:05
Detaje nga filmi i Kiarës dhe Luizit, zbulohen emrat e tyre skenikë
Filmi i shumëpritur me Kiara Tito dhe Luiz Ejlli, “Loja e fundit”, që pritet të dalë në muajin shkurt, vijon të ngja...
SHOWBIZ
4 January10:38
Buzët dhe thonjtë blu/ Zbardhet shkaku i vdekjes së vajzës së Tommy Lee Jones në hotel natën e ndërrimit të viteve
Vajza e aktorit të njohur Tommy Lee Jones, Victoria Kafka Jones, u gjet e vdekur në San Francisko në natën e Vitit të Ri, në mos...
SHOWBIZ
4 January09:56
Pamje të rënda! Momenti kur Alba rrëzohet dhe humb ndjenjat në vend
Banorja e njohur e Big Brother VIP Kosova, Alba Pollozhani, ka përjetuar sërish një problem shëndetësor brenda shtëpisë s&e...
SHOWBIZ
3 January23:31
Alba e Big Brother përfundon në spital, zbulohet shkaku
Alba Pollozhani sërish ka pasur një problem shëndetësor.
Banorja e Big brother VIP Kosova është rrëzuar dhe i ësht&eu...
SHOWBIZ
3 January23:03
“Kë doni të largoni?”/ Tjetër nominim mes Kristit, Keijsit dhe Senos
Një tjetër nominim është hapur mbrëmjen e sotme dhe një mes Kristit, Keijsit ose Senos do të lërë shtëpin&eu...
SHOWBIZ
3 January22:24
Ish e dashura e Keijsit bëhet pjesë e Big Brother VIP, kush është banorja më e re që do i bashkohet lojës
Stelina është banorja më e re Big Brother VIP 5.
Ish-konkurrentja e Për’puthen, e cila kishte një lidhje me Keijsin, ësht...
SHOWBIZ
3 January22:19
Banorja e BBV Kosova lë garën/ Largohet nga shtëpia për arsye shëndetësore
Banorja e Big Brother VIP Kosova, Saranda Hoda, e njohur si Sasa, ka vendosur të largohet nga gara, duke u bërë banorja e radhës q...