Hyrja e Mateos mbrëmë në shtëpinë e Big Brother VIP Albania solli një reagim të fortë, veçanërisht nga Brikena, e cila u tregua e rezervuar dhe refuzoi afërsinë e tij.
Ky qëndrim i saj la të kuptohej se mes tyre kishte më shumë histori sesa thjesht një njohje sipërfaqësore. Për të sqaruar situatën dhe për të shuar aludimet e fansave, Anaid Kaloti, fitues i Big Brother 6, ka dhënë një koment të detajuar në Instagram, duke zbuluar prapaskenat e raportit mes Brikenës dhe Mateos jashtë shtëpisë.
“Mateo dhe Brikena nuk kanë shkëmbyer disa mesazhe, por kanë folur 1 vit bashkë me mesazhe”, shkruan Anaidi, duke theksuar se investimi emocional ka qenë i konsiderueshëm nga të dy palët.
Sipas tij, pika kyçe që çoi në ftohjen mes tyre lidhet me hapat e mëtejshëm të marrëdhënies. Brikena ka kërkuar të zyrtarizojë raportin duke takuar familjen e saj, ndërsa Mateo ka refuzuar në atë moment: “Në një x-moment kur gjërat janë dashur të bëhen prezente, Brikena i ka kërkuar të takohet me familjarët e saj. Mateo nuk ka pranuar pasi ka dashur të njohë njëherë vajzën, pastaj familjen”, sqaron Anaidi.
Ai gjithashtu thekson se hyrja e Mateos nuk ka qenë e dedikuar ekskluzivisht për Brikenën, por për ambicien e tij personale, dhe se mes tyre ekziston vetëm një foto, e njohur nga të dyja palët dhe produksioni.
Pavarësisht tensionit të krijuar, Anaidi i del në mbrojtje Brikenës, duke e cilësuar si “supergocë” dhe duke paralajmëruar komentuesit që të mos hedhin baltë mbi vajzat e shtëpisë.
Tani që të dy ndodhen brenda shtëpisë më të famshme, mbetet për t’u parë nëse ky “sqarim i munguar” do të shpaloset para kamerave, apo nëse distanca dhe inati i Brikenës do të vazhdojë.
Artikuj te sugjeruar
SHOWBIZ
5 January11:07
Mungesa e higjienës! -2 mijë euro nga çmimi i madh për banorët e “BBVK”
Higjiena në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova ka qenë prej kohësh një nga temat më të diskutuara, jo vetëm mes ba...
SHOWBIZ
4 January20:38
“Do të largohem, mirupafshim”/ Stine bën gati valixhet, Iliri përlotet
Një situatë e pazakontë ndodhi pasditen e së dielës në shtëpinë e Big Brother.
Stine, në një moment, zgjodh...
SHOWBIZ
4 January18:05
Shenjat e zodiakut që e shpenzojnë PAGËN sapo e marrin
Disa shenja të zodiakut kanë një prirje të fortë për shpenzime impulsive, qoftë për luks, eksperienca apo kënaq&e...
SHOWBIZ
4 January17:53
Kanë qenë apo jo në lidhje? Mateo - Brikenës: E di ti pse u shkëputëm, nuk jam këtu për skandale
Në spektaklin e së shtunës në Big Brother VIP Albania 5 ka hyrë ish-partneri i Brikena Selmanit, Mateo. Megjithatë, modelja thek...
SHOWBIZ
4 January17:36
"E dua"/ Miri qan me ngashëri në Dhomën e Rrëfimit! Ja çfarë thotë për Selin
Gjatë Prime-t të së shtunës, Selin mori një letër nga babai i saj, ku i shkruante të vazhdonte lojën e saj. Më pa...
SHOWBIZ
4 January16:39
Erjola Doçi me tone të ashpra kundrejt Mirit: Maniak! Babai nuk të sheh kur bën dush
Ish banorja e “BBV”, Erjola Doçi ka komentuar së fundmi në emisionin “Fan Club” raportin e shumëpërfolur me...
SHOWBIZ
4 January14:30
“Njohja zgjati një vit, kërkoi takim me familjen” – Anaidi sqaron raportin Brikena-Mateo
Hyrja e Mateos mbrëmë në shtëpinë e Big Brother VIP Albania solli një reagim të fortë, veçanërisht nga Brike...
SHOWBIZ
4 January13:53
Avokatja bën deklaratën e fortë: Miri mund të divorcohet! Meriton një vajzë të re dhe Inteligjente
Në “Big Brother Fan Club” u diskutua raporti i shumëpërfolur Miri – Selin si dhe letra që babai i saj dërgoi mbr&eu...
SHOWBIZ
4 January13:42
Takimi me familjen që prishi gjithçka, historia e fshehtë e Brikenës dhe Mateos
Hyrja surprizë e Mateos në shtëpinë e Big Brother VIP Albania ka trazuar jo vetëm lojën, por edhe emocionet e Brikenës, rea...
SHOWBIZ
4 January12:24
I futën ish-in në shtëpi/ Brikena i kthehet ashpër produksionit: Bëni këto lloj lojërash të më prishni imazhin
Mbrëmjen e djeshme, gjatë spektaklit live të Big Brother VIP, në shtëpi u prezantuan tre banorë të rinj. Njëri prej ty...