Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Rezerva ushqimore dhe uji për të paktën 72 orë! Kanadaja u bën thirrje qytetarëve të përgatiten për emergje... Kremlini zbulon temat e bisedimeve me Kievin në Abu Dhabi, Peskov: Garancitë e sigurisë për Rusinë dhe Ukra... EMRAT/ Dhunuan punonjësin dhe grabitën xhiron e karburantit në Klos, arrestohen dy të rinjtë Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e naftës dhe benzinës, ja sa do të shiten nga sot Virozat mbushin Pediatrinë e Elbasanit, mbi 100 fëmijë paraqiten në 24 orë Vrasja e të riut nga Barleta zbardh skemën, Kepi: Miliona euro të trafikut të drogës pastrohen ne Shqipëri... Berisha njofton sërish protestë të shtunën: Në 12:00 te Kryeministria! Media franceze: Rinia ka vënë nën presion pushtetin e Ramës! Sulm kibernetik në Francë, hakerët ndërhyjnë në sistemin e ftohjes së rezervave të gjakut, temperatura arri... Deputeti iranian kërcënon Evropën: Raketat tona mund të godasin “zemrën” e saj nëse SHBA përdor bazat atje... Tinder si karrem për grabitje, zbulohet skema e pazakontë e grupit kriminal në Turqi Çfarë do të thotë humbja e Trump për Europën dhe tregjet globale
SHOWBIZ

Nora Istrefi dhe Roberti me pushime së bashku? Këngëtarja befason me përgjigjen

P
Piranjat16 August 2026, 15:01 · 2 min lexim
Nora Istrefi dhe Roberti me pushime së bashku? Këngëtarja befason

Nora Istrefi ka tërhequr vëmendjen me përgjigjet e saj gjatë një interviste të fundit, ku nuk kanë munguar pyetjet për raportin që ka sot me ish-partnerin, Robert Berisha.

E ftuar në emisionin “Artistët Shqiptarë”, përballë gazetarit Butrint Pasjaqa, këngëtarja foli për karrierën dhe jetën personale, por situata u bë më interesante kur biseda u zhvendos te Roberti.

Nora dhe Roberti janë ndarë prej vitesh, por kanë ruajtur një raport të mirë dhe vazhdojnë të jenë të pranishëm në jetën e njëri-tjetrit, veçanërisht për shkak të vajzës së tyre, Renee.

Këngëtarja tregoi se raportet mes tyre janë të mira, madje zbuloi se kanë kaluar edhe pushime së bashku familjarisht.Por pikërisht këtu erdhi pyetja që e vuri Norën në siklet: Kur shkojnë së bashku me pushime, a flenë në dhoma të ndara?Në vend që ta sqaronte situatën, Nora u përgjigj shkurt:

“Refuzoj të përgjigjem.”Heshtja e saj e bëri edhe më intriguese bisedën, ndërsa gazetari vijoi duke e pyetur nëse ekziston mundësia që ajo dhe Robert Berisha të ribashkohen.

Edhe për këtë, Nora zgjodhi të mos japë një përgjigje konkrete.Dy refuzimet e këngëtares lënë të hapura pikëpyetjet rreth raportit aktual mes ish-çiftit. Sigurisht, kjo nuk do të thotë se mes tyre ka një rikthim romantik, por Nora duket se ka zgjedhur që disa detaje të marrëdhënies me Robertin t’i mbajë larg publikut.Nora Istrefi dhe Robert Berisha kanë qenë një prej çifteve më të njohura të showbizit shqiptar. Edhe pas ndarjes, ata kanë ruajtur marrëdhënie të mira dhe vazhdojnë të kalojnë kohë së bashku si prindër të Renee-s.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SHOWBIZ

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.