Nostalgji dhe emocion! “Sulltan Sulejmani dhe Hyrrem” rikthehen bashkë, publikohet posteri i filmit të ri

Është publikuar posteri i parë i filmit “İmroz’da Bahar” (A Spring in Imroz), produksioni që rikthen në ekran pas 15 vitesh dyshen e njohur në serialin ikonik “Sulejmani i Madhërishëm”, Halit Ergenç dhe Meryem Uzerli.
Posteri i parë, i cili shërben si teaser për filmin, përcjell atmosferën e thjeshtë dhe emocionale të historisë që do të sjellë produksioni. Posteri final pritet të publikohet në ditët në vijim.
“İmroz’da Bahar” është shkruar dhe drejtuar nga Özcan Alper dhe është bashkëprodhuar nga Sky Film dhe Vanguart. Filmi është xhiruar në Gökçeada, ishulli ku zhvillohet edhe historia e dy personazheve kryesore, të cilët takohen rastësisht dhe përballen me të shkuarën e tyre, ndërsa zbulojnë mundësinë për një fillim të ri.
Rikthimi i Halit Ergenç dhe Meryem Uzerli në të njëjtin projekt ka ngjallur interes të madh te fansat, sidomos për shkak të suksesit të tyre të mëparshëm së bashku në serialin “Sulejmani i Madhërishëm”.
Filmi pritet të shfaqet fillimisht në kinematë turke, ndërsa më pas do të shpërndahet edhe ndërkombëtarisht, me plane për t'u shfaqur në më shumë se 50 shtete.
Lexo edhe
SHOWBIZ
Gjesti paralajmëron këngën e re: Shumë shpejt do ta dëgjoni edhe ju

Vapa mund t’ju shëndoshë? Ja si temperaturat e larta ndikojnë në peshë dhe oreks

VIDEO/ Këngëtari 83-vjeçar harbohet në diskotekë dhe pamjet e kërcimit i publikon në rrjetet sociale

Shakira reagon pas tërmetit tragjik në Kolumbi: Zemra ime është me ju

Publikohen pamje të reja tronditëse nga orët e fundit të Liam Payne

Kush e urdhëroi vrasjen e legjendës së rap-it? Nis gjyqi 30 vite pas vrasjes së Tupac Shakur

Një rikthim me Gerd Vason? Enada Hoxha: Do ta vlerësoja shumë që mediat të mos merren më me këtë histori

I doli krah protestës por iu vursulën keq, vjen shpërthimi i Egla Cenos: Për ju që protestoni kundër protestës sime





