Nuk e do e besoni ku e mban Mateo unazën e martesës me Brikenën gjatë stërvitjes

Mateo po tërheq sërish vëmendjen në rrjetet sociale, por këtë herë jo për palestrën apo fizikun e tij. Ish-banori i “Big Brother VIP Albania” është bërë viral për mënyrën origjinale që ka zgjedhur për të mbajtur gjithmonë me vete unazën e partneres së tij, Brikenës.
Pas episodeve të bujshme gjatë reality show-t, ku ai harroi disa herë unazën në tualet, duket se Mateo ka vendosur të mos rrezikojë më. Ndjekësit e kanë komentuar gjerësisht këtë ndryshim, sidomos pas fotove të fundit që po qarkullojnë online.
Në imazhet e publikuara, Mateo shihet duke u stërvitur në palestër, ndërsa unazën e ka vendosur në një zinxhir në qafë. Një zgjidhje praktike për të mos e humbur gjatë ushtrimeve me pesha dhe për ta mbajtur gjithmonë pranë simbolin e lidhjes së tij me Brikenën.
Duket se kërkesa e partneres së tij për të mos e hequr unazën në asnjë moment është marrë më seriozisht se kurrë nga Mateo.

Lexo edhe
SHOWBIZ
Këngëtarja e njohur shtatzënë për herë të dytë

"Edhe ti je k*çkë, që gjasme u ofendove"/ Shpërthen Bled Mane pas dramës Arbana - Ola

Nga një dashuri “përrallash” në ndarje me pakënaqësi, këngëtari flet i zhgënjyer për ish bashkëshorten!

Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj festojnë sot ditëlindjet e tyre! Moderatorja…

Andi Shehi zbulon shifrën marramendëse që i kushtoi dasma

Pas gjuhës denigruese ndaj Arbanës, Adioni i bën këtë thirrje publikut për Olën

Rogerti i kërkoi përballje në gjykatë për këngën “Ala ya Selina, ala ya Dubai”, fituesja e “BBVA5” e injoron: Ai nuk ka…

Shqipëria bën provën e parë në skenën e "Eurovision 2026"





