Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Prokuroria nis hetimet ndaj shefit të Shërbimit Sekret serb (BIA) dhe ministrit të Drejtësisë. Këto janë ak... Studentët çojnë në Gjykatën Kushtetuese aktet normative kundër protestës "Ne jemi rebelë, trima dhe nuk do të frikësohemi”/ The Times: Protestat për rrëzimin e Ramës, studentët nuk... VIDEO/ Përleshje mes protestuesve dhe policisë në Paris, marshime në të gjithë vendin  VIDEO/ Dalin pamjet, momenti kur klani i shqiptarit Klod Cara hedh në erë bizneset Zbardhen mesazhet/ Eksperti i çoi Agasit letrat e ekspertimit të makinës, 3 ditë para se t’ia dërgonte SPAK... Qëlloi me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari Berisha: Balluku, “mur i pakalueshëm” në rrugën drejt BE-së "E kam shoqe të ngushtë"/ Zbardhen mesazhet e Ergys Agasit me izraelitët për Vlora Hysenin: Jemi me fat Lista e krimeve mafioze/ Si Nuredin Dumani mund të shpëtojë me më pak se 10 vite burg pas veprave penale që... “Dashuria nuk matet me gjak”/ Urimi prekës i Çiljetës për Bekon: Ndoshta nuk të kam sjellë unë në jetë, por... Berisha: Raporti i KE damkos Ramën, Shqipëria është diktaturë autoritare
SHOWBIZ

“Nuk është një ndjenjë…”/ Lana Del Rey flet hapur për martesën dhe zbulon çfarë ndryshoi në jetën e saj!

P
Piranjat17 July 2026, 09:04 · 2 min lexim
“Nuk është një ndjenjë…”/ Lana Del Rey

Lana Del Rey ka ndarë një rrëfim të rrallë për jetën e saj bashkëshortore me Jeremy Dufrene, teksa çifti po i afrohet dyvjetorit të martesës.

Në një intervistë për revistën Harper’s Bazaar, këngëtarja amerikane pranoi se martesa ka rezultuar krejt ndryshe nga ajo që kishte imagjinuar, duke e përshkruar si një periudhë që i ka sjellë qetësi dhe stabilitet.

Mendoj se kam rënë në dashuri disa herë gjatë jetës, por kjo është ndryshe. Më jep një ndjenjë sigurie dhe paqeje

Sipas saj, martesa nuk i ka sjellë thjesht një emocion të ri, por ka hapur një kapitull krejtësisht të ri në jetën e saj.

Është sikur është hapur një pjesë e re e botës. Nuk është një ndjenjë e re, por një fazë e re e jetës. Është më tradicionale nga sa e kisha imagjinuar, në kuptimin që ekzistojnë role të caktuara, por jo ashtu siç i mendoja më parë

Artistja foli edhe për jetën e tyre familjare, duke zbuluar se, edhe pse nuk kanë fëmijë së bashku, ata kalojnë shumë kohë me fëmijët e familjes së zgjeruar.

Fëmijët në jetën tonë nuk janë tanët, por janë një pjesë shumë e rëndësishme e botës sonë. Kalojmë shumë kohë me ta dhe kjo na sjell shumë gëzim

Lana Del Rey dhe Jeremy Dufrene u martuan në shtator të vitit 2024 në Luiziana, në një ceremoni private, pasi e mbajtën lidhjen e tyre larg vëmendjes së publikut për një kohë të gjatë. Dyshja u panë për herë të parë së bashku në publik gjatë vitit 2023.

Përpara se të niste lidhjen me Dufrene, këngëtarja kishte qenë e fejuar me muzikantin Evan Winiker, por marrëdhënia e tyre përfundoi në vitin 2023.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SHOWBIZ

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.