Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Berisha fton partitë për bashkim: Bashkohem që nesër me cilindo që synon largimin e Ramës Sazani, Jared Kushner dhe fitorja e Jon Ossoff/ Shqipëria u kthye në armë politike në zgjedhjet amerikane Mbi 10 ton kokainë/ Banda shqiptare kishte vendosur mbi paketim edhe adresat ku do dërgohej droga Kush është tutorja shqiptare që kontrollon biznesin e prostitucionit në Paris: Fitimet janë marramendëse KE e quan të mbyllur vetingun, GJK kthehet në ‘sekretare’ të ONM-së, i shtojnë mandatin dhe rrisin kostot... Protestuesit rikthehen para Kryeministrisë, nuk tërhiqen pavarësisht gjobave dhe shoqërimeve në polici “Kushdo që ma bëri këtë, do ta paguajë shtrenjtë”/ Dyshohet se është dhunuar, gazetari publikon foton trond... EMRI/ Si arriti shqiptari t’i shmanget dëbimit nga Britania pas dënimit për fermën e drogës prej 1.5 mln pa... Prokuroria nis hetimet ndaj shefit të Shërbimit Sekret serb (BIA) dhe ministrit të Drejtësisë. Këto janë ak... Studentët çojnë në Gjykatën Kushtetuese aktet normative kundër protestës "Ne jemi rebelë, trima dhe nuk do të frikësohemi”/ The Times: Protestat për rrëzimin e Ramës, studentët nuk... VIDEO/ Përleshje mes protestuesve dhe policisë në Paris, marshime në të gjithë vendin 
SHOWBIZ

“Nuk jemi si më parë” Londrimi thyen heshtjen për raportin me Elijonën dhe Klodin

P
Piranjat30 June 2026, 16:22 · 3 min lexim
“Nuk jemi si më parë” Londrimi thyen heshtjen për

Pas shumë zërave që qarkullonin prej kohësh në rrjet, lidhur me një distancim të mundshëm mes ish-konkurrentëve të Big Brother Vip Kosova, Londrim Mekaj, Klodian Mihaj dhe Elijona Binakaj, vetë Londrimi ka vendosur të sqarojë situatën. Në një intervistë për emisionin SOL, ai ka pranuar se marrëdhënia mes tyre nuk është më në të njëjtën gjendje si më parë, duke konfirmuar në mënyrë indirekte thashethemet për një ftohje.

Sipas tij, dikur ata kanë pasur një shoqëri shumë të afërt dhe të natyrshme, ku kalonin shumë kohë së bashku dhe ndanin momente të rëndësishme. Megjithatë, me kalimin e kohës, raportet janë zbehur dhe nuk kanë mbetur si në fillimet e tyre.

“Ka qenë një shoqëri shumë e bukur, dikur mendonim se ishte ‘too good to be true’. Jemi kënaqur dhe kemi gjetur shumë veten te njëri-tjetri. Sot gëzojmë raport, por natyrisht jo si përpara”, u shpreh ai.

Londrimi ka bërë të ditur se arsyeja e kësaj distance lidhet me disa mosmarrëveshje personale dhe situata të vogla që kanë ndikuar në raportin e tyre, pa dashur të japë detaje të mëtejshme.

Ai gjithashtu ka shpjeguar se mungesa e tyre në një event të rëndësishëm është pasojë e kësaj periudhe të ftohtë mes tyre, por ka theksuar se nuk bëhet fjalë për një prishje përfundimtare.“E kemi pasur një ftohje pak për disa çështje, që është më shumë personale… Me njerëzit e afërt ndoshta mbetet hatri edhe për gjërat më të kota”.

Pavarësisht gjithçkaje, ai është shprehur pozitivisht për të ardhmen e marrëdhënies, duke thënë se i respekton dhe i vlerëson shumë dhe se komunikimi mbetet çelësi për të zgjidhur çdo keqkuptim, duke lënë të hapur mundësinë e pajtimit.

“Unë i respektoj shumë, i dua dhe kam për të vazhduar të kem respekt për ta. Jemi të rritur e të pjekur, besoj që komunikimi është çelësi i gjithçkaje. Kemi me i zgjidh krejt… mirë jemi”, shtoi mes tjerash.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SHOWBIZ

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.