Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen “Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj kë... EMRI/ U arrestua për vrasjen e ish-të dashurës dhe partnerit të saj, 44-vjeçari shqiptar rrëfen edhe dy vra...
SHOWBIZ

“Nuk më intereson nëse merr frymë”, çfarë po ndodh mes Kostanës dhe Zhakut?

P
Piranjat18 May 2026, 22:41 · 2 min lexim
“Nuk më intereson nëse merr frymë”, çfarë

Mes Kostanës dhe Zhakut gjatë këtyre ditëve ka pasur një krisje të marrëdhënies. Akuzat mes njëra-tjetrës kanë qenë të ndërsjellta gjatë qëndrimit tek “Fakiri”.

Por çfarë ndodhi mes tyre dhe kush ishte shkaku? Për Zhakun, ndërhyrja e Kostanës në debatin e saj me Sonin në spektaklin e kaluar ishte e pavend, ndërsa shtoi se gazetarja e ka ofenduar gjatë qëndrimit në fermë.

“Kostana më ka sulmuar dhe më ka ofenduar. E kam mbyllur me atë dhe nuk më intereson merr apo jo frymë. Edhe në debatin tim me Sonin, ndërhyri”, u shpreh Zhaku.

Ndërsa Kostana, duke mos dashur të komentonte situatën, deklaroi se do mbështesë jo vetëm Sonin, por këdo që ka punuar për karrierën e vet.

“Unë kam respekt për këdo që punon. Nëse vjen dikush për të tentuar të denigruar figurën e dikujt, nuk ka forcë dhe argument për asnjë gjë. Do vazhdoj krah Sonit dhe kujtdo që punon. Njerëzit që nuk bëjnë asnjë gjë shajnë shumë dhe denigrojnë shumë. Kush flet shumë punon pak”, tha Kostana.

Por për fermerët e tjerë, e gjithë situata nuk është e vërtetë, por një skenar i përgatitur nga ato të dyja.

“Kostana është kontradiktore se të njëjtat gjëra i ka thënë për mua. Këto dy vajza kanë vendosur të krijojnë situaata. Është e stisur”, tha Sara.

“Do ishte e bukur po të ishte e vërtetë. Është skenar sepse të gjithë të tjerët u kanë kthyer shpinën”, tha Iliri.

“Më vjen keq kur dy njerëz përplasen pa arsye”, tha Romiri.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SHOWBIZ

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.