“Nuk më ka dhënë asnjë cent…”/ Vajza e Charlie Sheen hedh poshtë zërat për jetën e saj luksoze?

Sami Sheen, vajza e aktorit të njohur Charlie Sheen dhe aktores Denise Richards, ka reaguar publikisht ndaj pretendimeve se jeta e saj luksoze financohet nga i ati.
Përmes një videoje të publikuar në TikTok, 22-vjeçarja mohoi kategorikisht këto aludime, duke thënë se prej vitesh mbulon vetë të gjitha shpenzimet dhe nuk ka marrë mbështetje financiare nga Charlie Sheen.
Nëse do të kisha paratë e babait tim, do ta pranoja pa problem. Por këto komente më bezdisin, sepse ai nuk më ka dhënë asnjë cent prej më shumë se katër vitesh
Ajo ndau edhe një episod nga një prej bisedave të fundit me të atin. Sipas saj, kishte mësuar se Charlie Sheen i kishte blerë motrës së saj një makinë, të paguar me para në dorë. Pas kësaj, ajo i kishte kërkuar me shaka një kalë me të njëjtën vlerë.
Sami tha se ajo ishte edhe hera e fundit që kishte komunikuar me babanë e saj.
Influencuesja hodhi poshtë edhe thashethemet se aktori i kishte blerë një shtëpi pranë plazhit.
Me nota humori, ajo u përgjigj se stilin e jetesës e financon vetë, duke përmendur se një pjesë e të ardhurave i siguron edhe përmes platformës OnlyFans.
Marrëdhënia mes Sami Sheen dhe Charlie Sheen ka qenë shpesh e tensionuar. Në të kaluarën, ajo ka treguar se kanë kaluar periudha të gjata pa folur me njëri-tjetrin, ndërsa aktori është shprehur se shpreson që raporti mes tyre të përmirësohet me kalimin e kohës.
Lexo edhe
SHOWBIZ
Aktorja Rebel Wilson u shpall e pafajshme pasi u padit për shpifje nga…

Pas një muaji pushim, Gjesti rikthehet me një surprizë për fansat: Po vjen një bombë këtë verë

Xhesika Polo zbulon historinë e dashurisë: Kam gjetur njeriun e jetës, e njoha në Instagram

Si e ndryshoi Christopher Nolan “Odisenë”? Të gjitha dallimet mes filmit dhe veprës së Homerit

Michael Olise në qendër të një skandali, 34-vjeçarja pretendon se ka fëmijë me të





