Nusret “çmend” rrjetin me veprimin e fundit, pamjet nga restoranti bëhen virale

Nusret Gökçe ka tërhequr sërish vëmendjen në rrjetet sociale, këtë herë për një moment të pazakontë të regjistruar në një prej restoranteve të tij.
Në pamjet që po qarkullojnë online, biznesmeni shfaqet pa bluzë teksa i afrohet një tavoline dhe i shërben një klienteje një copë mishi të mbuluar me ar. Mënyra e servirjes ka bërë që videoja të marrë vëmendje të madhe në rrjet.
Nusret njihet prej vitesh për mënyrën e veçantë dhe shpesh spektakolare me të cilën shërben mishin në restorantet e tij. Megjithatë, këtë herë ishte paraqitja e tij pa bluzë gjatë shërbimit ajo që tërhoqi më shumë komentet e përdoruesve.
Pas publikimit të videos, komentet nuk kanë munguar. Disa e kanë kritikuar këtë mënyrë servirjeje, ndërsa të tjerë e kanë konsideruar pjesë të stilit të show-t që është kthyer në një nga karakteristikat e restoranteve të Nusretit.
Edhe mishi i mbuluar me ar, një prej shërbimeve luksoze që ofrohen në restorantet e tij, ishte pjesë e momentit që po diskutohet në rrjet.
Nusret Gökçe është bërë i famshëm në të gjithë botën për mënyrën e tij karakteristike të prerjes dhe servirjes së mishit, ndërsa videot nga restorantet e tij shpesh bëhen virale në rrjetet sociale.
Lexo edhe
SHOWBIZ
Djali i modeles së njohur Cindy Crawford ndahet nga jeta në moshën 27-vjeçare

Sarah Berisha konfirmon ndarjen nga DJ PM: “Kemi disa muaj që nuk jemi më bashkë”

Mbreti Charles kishte një nofkë të veçantë për Meghan Markle, ja çfarë nënkuptonte!

Motra e Mazonakis: George u vra nga mjekët

Dalin në ankand sendet personale të Brigitte Bardot, shpërthen bashkëshorti i saj: Skandaloze!

Ledri Vula shfaqet në protestë krah djemve të ish-krerëve të UÇK-së

Enca paralajmëron këngën e re, vëmendje merr gjoksi i saj

Çfarë i ndodhi Benita Zenës? Ish-banorja e BBVK shfaqet nga spitali





