Oborri Mbretëror u bë me trashëgimtar të ri, Princ Leka ndan foton me të birin Aleksandër dhe Princeshë Blertën

Princ Leka ka reaguar zyrtarisht pasi ditën e sotme ai dhe bashkëshortja e tij, Princesha Blerta, u bënë prindër të një djali, të cilin kanë vendosur ta quajnë Aleksandër. Tashmë Geraldina e vogël është bërë me një vëlla, ndërsa Oborri Mbretëror ka një trashëgimtar të ri.
Princ Leka ka bërë publike edhe disa detaje nga lindja e të birit, i cili erdhi në jetë sot, në orën 11:11, në Maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, institucion që mban emrin e gjyshes së tij.
Princi thekson se si i porsalinduri, Aleksandër, ashtu edhe bashkëshortja e tij, Princesha Blerta, gëzojnë shëndet të plotë. Gjithashtu, ai ka ndarë një fotografi familjare me të birin dhe Blertën nga materniteti.
Po ashtu, Princ Leka ka falënderuar stafin e Maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” për kujdesin e jashtëzakonshëm, profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar gjatë kësaj ngjarjeje të gëzueshme.
Lexo edhe
SHOWBIZ
Njihuni me motrën e Selin Bollatit, Agnes flet për eksperiencën e balerinës në BBVIP

Shakira ndaloi intervistën nga të qeshurat, arsyeja ishte asistentja e saj ja çfarë ndodhi

Xhensila Myrtezaj thyen heshtjen pas lajmeve të bujshme: Po cenoni reputacionin tim!

Sa kushtoi dasma luksoze e Taylor Swift dhe Travis Kelce?

“Në ëndërr po ju dal”, Dolce reagon pas publikimit të fotove të vjetra që po qarkullojnë në rrjet

Zbardhet misteri i vdekjes së aktores së njohur, autopsia nxjerr shkakun zyrtar

Në pritje të binjakëve, pamjet nga baby shower i Juliana Nurës

"Më bëri më të guximshëm”/ Tom Holland dedikim plot dashuri për Zendayan: Ajo më frymëzon çdo ditë!





