Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen “Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj kë... EMRI/ U arrestua për vrasjen e ish-të dashurës dhe partnerit të saj, 44-vjeçari shqiptar rrëfen edhe dy vra...
SHOWBIZ

Ola ka lidhje familjare me Eduart Grishajn?

P
Piranjat 5 May 2026, 11:12 · 2 min lexim
Ola ka lidhje familjare me Eduart Grishajn?

Përplasja e fundit verbale në formatin “Ferma VIP”, ku Ola i është drejtuar me fjalor fyes moderatores Arbana Osmani, ka ngritur diskutime të shumta në hapësirën publike.

Rrjedha e këtyre ngjarjeve ka risjellë në fokus një tjetër detaj të kaluar, duke ngritur pikëpyetje mbi një lidhje të mundshme farefisnore mes banores dhe bashkëshortit të moderatores, regjisorit Eduart Grishaj.

Ky diskutim e ka zanafillën nga një episod i transmetuar disa ditë më parë brenda shtëpisë. Gjatë një aktiviteti ku organizatorët shfaqën një prej filmave të realizuar nga Grishaj, në përfundim të projeksionit, Ola ka deklaruar përpara banorëve të tjerë: “Eduart Greshaj, kushëriri jem”.

Paralelisht me këtë deklaratë, vëmendje ka marrë edhe një fragment nga një intervistë e vjetër televizive e regjisorit me moderatorin Arian Çani.

Gjatë bisedës rreth prejardhjes së tij, Çani i drejtohet me fjalët: “Je me origjinë nga Bajza, pra në veri të Shqipërisë e cila është një zonë në kufi me Malin e Zi”, një përcaktim që është konfirmuar nga vetë Grishaj.

Kjo e dhënë po qarkullon së fundmi si një element shtesë që mund të mbështesë pretendimin e konkurrentes për lidhjen e përbashkët familjare.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SHOWBIZ

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.