Olsi Bylyku tregon momentet e frikshme gjatë fluturimit: Përjetova horror në avion

Aktori dhe këngëtari Olsi Bylyku ka ndarë me ndjekësit një moment të frikshëm që ka përjetuar gjatë një fluturimi nga Tirana drejt Milanos.
Përmes një InstaStory, ai tregoi se gjatë nisjes avioni është goditur nga rrufeja, duke krijuar panik dhe situatë kaotike mes pasagjerëve dhe ekuipazhit.
“Mbas 2 vitesh aktiv në fluturime, hera e parë që m’ka ndodh ky horror në fluturimin Tiranë-Milano”, shkruan Olsi.
Ai tregoi me humor se e di që shumë persona mund ta ekzagjerojnë situatën në rrëfimet e tyre, por shtoi se vetëm ata që ishin në atë avion mund ta kuptojnë realisht frikën që është përjetuar në ato momente.
“Pasagjerët që e përjetuan sot, e kuptojnë për ça e kam fjalën”, u shpreh ai.
Në fund, Olsi falënderoi Zotin që gjithçka përfundoi mirë, ndërsa me nota humori shtoi se tani po kërkon dikë që të kthehet me makinë nga Milano në Tiranë.
“God is GOOD! Kush ka rrugë me makinë nesër nga Milano në Tiranë të ma boji i DM”, shkroi ai duke ironizuar frikën pas incidentit.
Lexo edhe
SHOWBIZ
“Jam rrëzuar, duhet të iki në spital por nuk kam lekë”/ Si iu përgjigj Selini telefonatës së Shëndritit?

Dua Lipa mahnit me paraqitjen elegante në “Fondation Maeght”

Sa u paguan prezantuesit e Eurovisionit?

Iu drejtua Arbana Osmanit “po ku*kë”, flet pas daljes Fabjola Elezaj: Nuk kishte pse...

Moment prekës nga Can Yaman në Siçili, rrëfimi për rrënjët shqiptare





