Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Maran publikon listën e nëntorit: Balliu largohet nga Kombëtarja, Tuci mbetet në vëzhgim Ambasadorja e Holandës në Shqipëri: Dhuna në protesta na ka shokuar! Tragjedia në futbollin spanjoll/ Ende pa një vendim për Owono pas vdekjes së Jesús de Miguel, sa rrezikon p... Kombëtarja shqiptare, trajneri Maran publikon listën për dy sfidat e fundit në Nations League EMRI/ Ra në kontakt me rrymën elektrike, humb jetën elektriçisti në Vlorë Ardit Gjebrea në SPAK për dosjen Veliaj. Përfitoi rreth 330 mijë euro nga Bashkia e Tiranës për Këngën Magj... Manchester United kërkon trajnerin e ri, nis kontaktet me Didier Deschamps PD çon në Kushtetuese ‘paketën antidhunë’ të protestave Manchester United kërkon trajnerin e ri, nis kontaktet me Didier Deschamps Dy futbollistë me pasaportë shqiptare jashtë listës së Maranit, zbardhen arsyet Dosja e bujshme e prostit*cionit në Paris/ Kush është ‘tutorja’ shqiptare që kërkon lirimin nga burgu Aksident i rëndë në Francë, autobusi me fëmijë përplaset me pemën, dy persona pësojnë arrest kardiak, disa ...
SHOWBIZ

Olta Gixhari fut futbollistët në “botën e filmit”: Nga partneri ideal te skenat e nxehta

P
Piranjat18 June 2026, 17:49 · 2 min lexim
Olta Gixhari fut futbollistët në “botën e filmit”:

Aktorja Olta Gixhari u bë pjesë e një loje argëtuese në emisionin “Kampionët e Botës” në Tv Klan, ku iu desh të “transferonte” disa nga emrat më të njohur të futbollit në botën e kinemasë. Përballë pyetjeve të Marina Vjollcës, Olta zgjodhi pa hezitim Carlo Ancelottin si regjisorin ideal, duke e cilësuar atë “më të madhin”. Kur u pyet se me cilin futbollist do të luante në një film romantik, ajo preferoi Manuel Neuer, duke thënë se ai i duket një figurë familjare dhe e qëndrueshme, ndërsa Neymar, sipas saj, është “shumë mistrec” për një histori dashurie në ekran.

Për rolin e “burrit ideal”, zgjedhja e saj ra mbi Luka Modric, ndërsa në një reality show mendon se Kylian Mbappe do të triumfonte ndaj Lamine Yamal falë eksperiencës më të madhe.

Një nga momentet që tërhoqi më shumë vëmendje ishte pyetja se kë do të zgjidhte për të luajtur përkrah saj në një film me skena të nxehta: Jude Bellingham apo Cristiano Ronaldo. Pa u menduar gjatë, Olta zgjodhi Bellingham.

Në fund, aktorja u pyet edhe se cilin futbollist shqiptar do të donte në një film për jetën e saj. Ajo zgjodhi të mos bëjë dallime mes Lorik Canës dhe Granit Xhakës, duke thënë me humor se do t’i merrte të dy, pasi “do të ishte një film me buxhet shumë të madh”.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SHOWBIZ

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.