Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Kujtohet Albpetrol, urdhëron bllokimin e aksioneve të “Bankers”: Na ka detyrime pa paguar! Paralajmëron kallëzim ndaj Toni Gogut/ Avokati i Veliajt: Nuk kam frikë nga kërcënimet e Ramës EMRAT/ Tmerri i familjeve aziatike në Londër, dënohen ‘katër’ skifterët shqiptarë. Kush janë ata Plagosja e ushtarit në Kuçovë/ Ministria e Mbrojtjes: U qëllua në shpatull me armën e shërbimit, transport... LE MONDE: Revolta e studentëve nuk zbehet, pavarësisht ashpërsimit të represionit nga Rama FOTO/ Studentit i vjen gjoba përmes policisë. I riu: S’jam dakord, Rama n’burg! KLGJ propozon shtimin e organikës me 102 gjyqtarë/ Ku do t’i gjejë ata? E rriti e vetme pas ndarjes nga bashkëshorti, zbulohen detaje të reja nga vrasja e 39-vjeçares shqiptare ng... ‘Lavatriçe’ e Vuçiçit/ Si u rrënua perandoria financiare e ‘Alta Bankës’ në Serbi Vetëplagoset me armën e shërbimit një ushtar në Bazën Ajrore të Kuçovës Situata e tensionuar në vend/ Shtyhet Panairi i 29-të i Librit në Tiranë, ja kur do të zhvillohet BIRN: Gazetarët përballen me dhunë dhe abuzime policore gjatë protestave në Shqipëri
SHOWBIZ

Osmani rikthehet në ekran, zbulohet data e serialit të ri të Burak Özçivit

P
Piranjat25 August 2026, 14:11 · 2 min lexim
Osmani rikthehet në ekran, zbulohet data e serialit të ri të

Adhuruesit shqiptarë të serialeve turke kanë një arsye të re për të qenë kuriozë. Burak Özçivit i njohur në rolin e Osmanit, do të rikthehet në ekran me një projekt të ri, serialin “Güneşin Doğduğu Yer”, i cili pritet të nisë transmetimin më 10 shtator në Turqi.

Produksioni i ri i Atv-së, nën firmën e Tims&B, po vijon xhirimet me ritme të shpejta, ndërsa ekipi po punon për ta bërë gati për premierën e shumëpritur.

Burak Özçivit do të interpretojë personazhin Kenan Kozan, ndërsa në kast është edhe aktorja e njohur Sibel Taşçıoğlu, e cila rikthehet në Adana për xhirimet e serialit. Në produksion do të shfaqet gjithashtu Beyza Gümülcineli, në rolin e Leylas.

Sipas informacioneve nga prapaskenat, seriali është planifikuar të transmetohet çdo të enjte mbrëma, ndërsa data e synuar për episodin e parë është 10 shtator.

Një detaj interesant lidhet me skenat e para të historisë. Edhe pse në serial ato zhvillohen në Gjermani, xhirimet e këtyre pjesëve do të realizohen në Ankara. Kjo për shkak të përgatitjeve intensive që po bëhen për premierën.

Me rikthimin e Burak Özçivit dhe një kast të njohur, “Güneşin Doğduğu Yer” pritet të jetë një nga produksionet e reja turke që do të tërheqë vëmendjen edhe të publikut shqiptar, i cili prej vitesh ndjek me interes serialet turke.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SHOWBIZ

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.