Paditet nga kuzhinierja e saj personale ylli i njohur televiziv: Humba fëmijën sepse punoja shumë

Kylie Jenner është përballur me një padi të rëndë nga ish-kuzhinierja e saj personale, e cila pretendon se kushtet e vështira të punës dhe ngarkesa e madhe fizike e detyruan të përjetonte një abort spontan.
Sipas dokumenteve gjyqësore të depozituara në Gjykatën e Lartë të Qarkut të Los Anxhelosit, gruaja, identiteti i së cilës nuk është bërë ende publik, pretendon se punonte nga 11 deri në 12 orë në ditë, pesë ditë në javë, duke kryer detyra të rënda fizike pavarësisht se kishte njoftuar punëdhënësit se shtatzënia e saj konsiderohej me rrezik të lartë.
Padia pretendon se ajo filloi punën si kuzhiniere personale e Kylie Jenner në nëntor të vitit 2024. Vetëm një muaj më vonë, ajo kishte informuar mbikëqyrësit e saj se ishte tre muajshe shtatzënë dhe kishte kërkuar përshtatje të arsyeshme në punë për të mbrojtur shëndetin e saj dhe të foshnjës.
Megjithatë, sipas pretendimeve të saj, kërkesat nuk u morën parasysh. Në prag të Vitit të Ri, ajo pretendon se u urdhërua të ngrinte dhe transportonte ushqime të rënda pa ndihmë, duke lëvizur ngarkesa në distanca të konsiderueshme dhe në terrene të vështira.
Sipas padisë, si pasojë e lodhjes fizike, asaj iu morën mendtë, pati vështirësi në frymëmarrje dhe u ndje keq, duke pasur nevojë për ndihmën e personelit të sigurisë, i cili i ofroi ujë dhe ndihmën e parë. Një tjetër incident i përshkruar në dokumentet gjyqësore lidhet me një festë ditëlindjeje të organizuar për një nga fëmijët e Kylie Jenner në Palm Springs.
Ish-punonjësja pretendon se iu kërkua të punonte gjatë aktivitetit pa mbështetje të mjaftueshme, ndërsa kërkesat e saj për ndihmë u injoruan.
Lexo edhe
SHOWBIZ
Ish-bashkëshortja e reperit Eminem shpallet në kërkim, çfarë ka ndodhur?

Ylli Limanit i ndodh e papritura në Spanjë, i vjedhin telefonin dhe portofolin

Dua Lipa hap bibliotekën e saj të parë në Portugali: “Libri është një teknologji e lirisë”

Zbulohen detaje të reja nga dasma e Kidës, ja ku do të mbahet dhe kush do të performojë

Damiano Agalliu bëhet baba për herë të dytë, zbulon emrin e veçantë të vajzës

Argjira Spanca reagon për raportin me Einxhel Shkirën: Ka qenë një keqkuptim

Charles III dhe Camilla nuk do të banojnë më në Buckingham Palace

TikTok-erja britanike akuzohet për vrasje në Dubai: Dënim me vdekje nëse shpallet fajtore





