Bes Kallaku vesh sërish bluzën që bleu me rrogën e parë

Bes Kallaku ka prekur ndjekësit me një rrëfim tepër emocional në rrjetet sociale, ku ka ndarë kujtimin e një prej gjërave më të shtrenjta për të: bluzën e parë që bleu me rrogën e tij të parë.
“E hapa dollapin sot… dhe e gjeta përsëri. Të palosur me kujdes, si të ruante ende brenda aromën e atyre viteve”, shkruan Besi në postimin që ka emocionuar ndjekësit.
Ai zbulon se bluza ishte blerë me rrogën e parë tek “Portokallia”, ndërsa thekson se nuk ka ruajtur thjesht një veshje, por një copë të shpirtit të tij dhe kujtimet e djalit që dikur kthehej i lodhur, por plot ëndrra.
“Nuk kam ruajtur një bluzë. Kam ruajtur një copë të shpirtit tim”, vijon ai mes rreshtash.

Në fund, Bes Kallaku u drejtohet ndjekësve me një pyetje që ka nxitur reagime të shumta: “Po ju, çfarë ruani nga e shkuara?”
Lexo edhe
SHOWBIZ
"Po bëj show" - Moza reagon për debatin me balerinin: Ilirin e kam zemër

Indri la Vanesën dhe shprehu pëlqim për Klevisën, Sara: Niveli më i ulët i mashkullit që mund të dalë në televizor

“Nuk ta kam ndjerë mungesën”, Indri lexon letrën, i jep fund lidhjes me Vanesën: Që kur ike ti, jam i lirë

Jennifer Lopez veshi përsëri xhinset ikonike nga "Ain't It Funny" pas 25 vitesh dhe kërceu

Histori në muzikë! Drake thyen rekordin e Billboard 200 dhe lë pas çdo artist tjetër





