Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Rashford e krahason me Messin, parashikon shtatë Topa të Artë për Lamine Yamal Bujqësia në krizë/ Fermerët në Kallm të Fierit braktisin tokat dhe bagëtitë, prodhimet mbeten pa treg Alarm nga Belgjika/ Tërhiqet nga tregu shqiptar spatula e kuzhinës, përmban substancë kimike Shtatë nxënëse denoncojnë mësuesin për ngamcmim se*sual, ndalohet 35-vjeçari Mashtrimi që u kthye në një sensacion ndërkombëtar/ “Sirena” e Fixhit, gjysmë majmun dhe gjysmë peshk... Cristiano Ronaldo largohet nga Portugalia, heshtje totale nga Real Madrid 9 elektricistë humbën jetën në krye të detyrës gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë në punë “Rama të ndalë intimidimin e mediave”/ Partia Demokratike Evropiane: Gazetarët dhunohen nga policia, Shqipë... Viti 2026, i dyti më i nxehtë në histori ‘Më bërtiste pa arsye, kot’, vajza dogji babain me benzinë dhe u nis për punë. Policia e ndalon në derën e ... Italia sfidon Francën dhe Belgjikën, lista e të grumbulluarve të Mancinit Berisha thirrje studentëve: Nesër të rrëzojmë Ramën!
SHOWBIZ

Pas Big Brother VIP, Brikena i futet muzikës! Gati kënga e parë dhe videoklipi!

P
Piranjat15 June 2026, 10:04 · 2 min lexim
Pas Big Brother VIP, Brikena i futet muzikës! Gati kënga e parë

Një tjetër ish-banore e Big Brother VIP Albania ka vendosur të provojë fatin në industrinë muzikore.

Bëhet fjalë për Brikenën, e cila duket se po zgjeron angazhimet e saj përtej ekranit televiziv. Krahas paraqitjeve të rregullta në panelin e emisionit “Top Arena”, ajo ka kaluar kohë edhe në studio muzikore, ku ka punuar për projektin e saj të parë.

Sipas informacioneve të publikuara , Brikena tashmë e ka përfunduar këngën debutuese, e cila është realizuar nga Adioni, ish-konkurrent i “Ferma VIP”.

Mësohet se ish-banorja e reality show-t po e merr mjaft seriozisht këtë hap të ri në karrierë, teksa ka planifikuar që kënga të shoqërohet edhe me një videoklip.

Vetë Brikena ka zbuluar disa detaje gjatë paraqitjes së saj në programin “Të guximshmit”, ku bëri të ditur se premiera e këngës do të mbahet pikërisht në “Top Arena”.

Ky detaj ka tërhequr vëmendje të veçantë, pasi në të njëjtin emision është i pranishëm çdo natë edhe ish-partneri i saj, Mateo, me të cilin krijoi një romancë të komentuar gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother VIP.

Tashmë mbetet të shihet se si do të pritet nga publiku debutimi i parë muzikor i Brikenës dhe nëse ajo do të arrijë të fitojë vëmendje edhe në këtë fushë të re artistike. 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SHOWBIZ

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.