Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen “Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj kë... EMRI/ U arrestua për vrasjen e ish-të dashurës dhe partnerit të saj, 44-vjeçari shqiptar rrëfen edhe dy vra...
SHOWBIZ

Pas debatit në “Ferma VIP 3”, reagon për herë të parë Eduart Grishaj

P
Piranjat 6 May 2026, 19:07 · 3 min lexim
Pas debatit në “Ferma VIP 3”, reagon për herë të

Eduart Grishaj, regjisori i Ferma VIP 3, ka reaguar publikisht për të sqaruar qëndrimin e tij pas debatit të fundit që përfshiu banoren Fabjola Elezaj dhe moderatoren Arbana Osmani.

Në një deklaratë të shpërndarë në platformat digjitale, ai hodhi poshtë çdo aludim për lidhje familjare me konkurrenten, duke theksuar se përzgjedhja e saj është bërë mbi bazën e meritës dhe potencialit. Grishaj u ndal edhe te incidenti i ndodhur gjatë transmetimit live, duke theksuar se situata të tilla duhen parë në kontekstin e presionit emocional që përjetojnë pjesëmarrësit.

“Asnjë kushëri apo kushërirë e imja nuk ka qenë, as nuk është dhe nuk do të jetë pjesë e ndonjë reality show ku unë jam i përfshirë si pjesë e produksionit. Fabiolën e kam propozuar unë për Ferma VIP 3, sepse kam vlerësuar energjinë dhe potencialin e saj si vajzë e re që vjen nga Malësia e Madhe.

Nuk jam penduar për këtë zgjedhje, unë do të vazhdoj të mbështes të rinj nga Veriu dhe nga çdo krahinë tjetër e Shqipërisë sa herë të kem mundësi, siç e kam bërë më parë në Big Brother dhe tani te Ferma dhe në projektet e mia personale si filmat apo programet e tjera.

E duke u rikthyer te rasti i Fabiolës, njerëzit mund të gabojnë, sidomos nën presion emocional dhe në transmetim live. Nga një moment apo një gabim nuk mund të gjykohet e gjithë jeta e një vajze 23 vjeçare, familja apo vendi nga ajo vjen.”

Ai vlerësoi gjithashtu mënyrën se si situata u menaxhua në studio nga Osmani, duke e konsideruar reagimin e saj si një standard të ri profesional.

“Përsa i përket reagimit të prezantueses në studio, Arbana ajo është, njerëzore me çdo njeri në çdo situatë dhe mendoj që ai reagim ka ndryshuar qasjen e prezantimit dhe të gazetarisë në vendin tonë dhe kjo duhet t’u shërbejë si shkollë edhe brezave të rinj që duan ta vazhdojnë këtë zanat. Faleminderit të gjithëve që na ndiqni dhe na mbështesni. Ne do vazhdojmë të japim maksimumin tonë, me të mirat dhe gabimet tona.”

Pas debatit në “Ferma VIP 3”, reagon për herë të

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SHOWBIZ

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.