Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Berisha fton partitë për bashkim: Bashkohem që nesër me cilindo që synon largimin e Ramës Sazani, Jared Kushner dhe fitorja e Jon Ossoff/ Shqipëria u kthye në armë politike në zgjedhjet amerikane Mbi 10 ton kokainë/ Banda shqiptare kishte vendosur mbi paketim edhe adresat ku do dërgohej droga Kush është tutorja shqiptare që kontrollon biznesin e prostitucionit në Paris: Fitimet janë marramendëse KE e quan të mbyllur vetingun, GJK kthehet në ‘sekretare’ të ONM-së, i shtojnë mandatin dhe rrisin kostot... Protestuesit rikthehen para Kryeministrisë, nuk tërhiqen pavarësisht gjobave dhe shoqërimeve në polici “Kushdo që ma bëri këtë, do ta paguajë shtrenjtë”/ Dyshohet se është dhunuar, gazetari publikon foton trond... EMRI/ Si arriti shqiptari t’i shmanget dëbimit nga Britania pas dënimit për fermën e drogës prej 1.5 mln pa... Prokuroria nis hetimet ndaj shefit të Shërbimit Sekret serb (BIA) dhe ministrit të Drejtësisë. Këto janë ak... Studentët çojnë në Gjykatën Kushtetuese aktet normative kundër protestës "Ne jemi rebelë, trima dhe nuk do të frikësohemi”/ The Times: Protestat për rrëzimin e Ramës, studentët nuk... VIDEO/ Përleshje mes protestuesve dhe policisë në Paris, marshime në të gjithë vendin 
SHOWBIZ

Pas dhimbjes së madhe, vjen gëzimi! Çifti i njohur mirëpret në jetë një djalë

P
Piranjat19 September 2026, 23:06 · 2 min lexim
Pas dhimbjes së madhe, vjen gëzimi! Çifti i njohur

Një lajm i bukur ka ardhur për reperin Marini dhe bashkëshorten e tij, Alba Malaj, të cilët janë bërë sërish prindër. Çifti ka mirëpritur në jetë një djalë, ardhja e të cilit është mbajtur larg vëmendjes së publikut gjatë gjithë periudhës së shtatzënisë.

Lajmin e ëmbël e ka ndarë Alba përmes një videoje të publikuar në TikTok. Në të, ajo ka përmbledhur momente nga muajt e pritjes, duke treguar se si e ka përjetuar shtatzëninë në privatësi, ndërsa pamjet e fundit të videos janë nga spitali, menjëherë pas lindjes.

Në krahët e saj shfaqet vogëlushi, ndërsa çifti ka zbuluar edhe emrin e veçantë që kanë zgjedhur për të: Madison. Për familjen, ardhja e djalit ka një domethënie të veçantë, sidomos pas një periudhe të vështirë që kanë kaluar.

Në vitin 2025, Marini dhe Alba përjetuan një humbje të rëndë, pasi humbën djalin e tyre të porsalindur. Në atë kohë, çifti po priste fëmijën e katërt, pas tre vajzave të tyre, Milana, Melody dhe Marina.

Lajmin e dhimbshëm e kishte bërë publik vetë reperi, duke treguar se familja kishte përjetuar një nga momentet më të vështira të jetës së saj. Ai kishte rrëfyer se kishin mundur ta mbanin djalin në krahë për pak kohë, para se të përballeshin me humbjen.

Pas kësaj dhimbjeje, këtë herë çifti vendosi ta mbajë shtatzëninë larg syrit të publikut. As momentet e pritjes dhe as lajmi për ardhjen e Madison nuk u bënë publike deri pas lindjes.

Vetëm tani, përmes pamjeve të publikuara nga Alba, ndjekësit kanë mundur të shohin disa nga momentet më të rëndësishme të këtij rrugëtimi.

 

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SHOWBIZ

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.