Pas gjuhës denigruese ndaj Arbanës, Adioni i bën këtë thirrje publikut për Olën

Fjalori denigrues dhe situata e rëndë që ndodhi në spektaklin e të hënës në Ferma Vip kundrejt moderatores Arbana Osmani, por edhe përplasjes fizike ndaj Bujkës, pati dhe pasoja me një zarf që erdhi ditën e djeshme në Fermë për konkurrenten Fabjola Elezaj.
Kjo e fundit sipas vendimit të Agait do të dalë në një televotim, ku do të jetë publiku ai që do të vendos për fatin e modeles, nëse ajo duhet ta vazhdojë garën apo jo.
Një vendim që u cilësua i drejtë dhe u mirëprit nga vetë konkurrentja, por dinamikat dhe pasojat e tij prekin dhe njerëz nga jashtë. Jashtë mureve të shtëpisë, ajo nuk është vetëm. Adioni, i eliminuar së fundmi nga gara, ka reaguar publikisht në mbështetje të saj.
Përmes një postimi emocional, ai ka ndarë një foto ku shfaqen së bashku, duke kërkuar nga ndjekësit që t’i japin Olës një tjetër mundësi. Ai ka theksuar se gabimet janë pjesë e natyrës njerëzore dhe mund të falen, duke e mbyllur mesazhin me një dedikim të ndjerë për të.
“Perfeksioni nuk ekziston, gabimet falen, Ola e meriton ta vazhdojë garën!” shkruan reperi, teksa i bën thirrje publikut për një shans te dytë.
Lexo edhe
SHOWBIZ
Rogerti i kërkoi përballje në gjykatë për këngën “Ala ya Selina, ala ya Dubai”, fituesja e “BBVA5” e injoron: Ai nuk ka…

Shqipëria bën provën e parë në skenën e "Eurovision 2026"

“E frikshme", Rezart Veleshnja shpërthen ashpër pas situatës Arbana-Ola në “Ferma VIP”!

"Më tha nëse e gjeja...”/ Ish-konkurrenti i “Për’puthen” zbulon si u njoh me bashkëshorten: U thashë shokëve hajde të...

Kush nga finalistët është mërzitur më shumë për fitoren e saj? Ja si përgjigjet Selin

Shendrit Lumi ndez debat për “West Side Family”: Gen Z nuk i ndjek më artistët e vjetër

“Njerëzit nuk më njohin vërtet”: rrëfimi i fundit i Marilyn Monroe

Gresa trazon rrjetin, paralajmëron kallëzim ndaj Mimoza Ahmetit





