Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Situata e tensionuar në vend/ Shtyhet Panairi i 29-të i Librit në Tiranë, ja kur do të zhvillohet BIRN: Gazetarët përballen me dhunë dhe abuzime policore gjatë protestave në Shqipëri Nuk mori pjesë në seancë, Gjykata e Posaçme e Apelit jep nesër vendimin për Vlora Hysenin Trump u bën thirrje amerikanëve: Duhet ta mbajmë Amerikën të madhe. Sulmon edhe kandidatin demokrat në Mich... Protestuesit mblidhen para Ministrisë së Arsimit, bllokohet qarkullimi në Rrugën e Durrësit Buxheti 2027, Prokuroria e Përgjithshme kërkon dy punonjës IT dhe zgjidhje për mungesën e ambienteve Përplasja Rama-Veliaj/ Lubonja: Si në kohën e Enver Hoxhës! Mund të bëhet edhe më i rrezikshëm Prej disa orësh marshojnë në rrugët e Tiranës, studentet protestë te Ministria e Arsimit Aksident në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, Benz-i godet kamionçinën nga pas, një pasagjer i plagosur Ishte në intubim te “Trauma”, ndërron jetë avokati Saimir Vishaj Studentët rrëzuan Vuçiçin pas 12 vitesh në pushtet/ Gazetarja i kujton editorialin me ish-presidentin serb,... Avokati i Vlora Hysenit paraqitet në GJKKO, ish-drejtuesja e SHISH refuzon të marrë pjesë në seancë
SHOWBIZ

Pas historisë me Elhaida Danin, Lediani shfaqet me një vajzë misterioze: “My endless summer”

P
Piranjat31 August 2026, 18:10 · 2 min lexim

Pas historisë me Elhaida Danin, një kapitull që duket tashmë i mbyllur, Ledian Agallijaj ka tërhequr vëmendjen me një Story të publikuar në Instagram, ku shfaqet një vajzë misterioze.

Dhe nuk është vetëm fotografia ajo që ka ngritur pikëpyetje. Balerini e ka shoqëruar postimin me dedikimin “My endless summer" që nënkupton "Vera ime që s’ka fund" ose "Një verë që do doja të zgjaste përgjithmonë”.

Për momentin nuk ka asnjë konfirmim dhe Lediani nuk ka dhënë detaje që mund të zbulojnë natyrën e raportit mes tyre. Megjithatë, fotografia dhe mbishkrimi kanë mjaftuar për të ngritur dyshimet se në jetën e tij mund të ketë hyrë dikush i ri.

Ndërkohë, Elhaida Dani vijon angazhimet me turneun e “Notre Dame de Paris”, çka e bën edhe më pak të mundshme që vajza në foton e publikuar nga Lediani të jetë ajo. 

Pas historisë me Elhaida Danin, Lediani shfaqet me një vajzë

Sa i përket historisë me Elhaida Danin, shenjat se marrëdhënia e tyre po kalonte një periudhë të vështirë kishin nisur prej muajsh. Në dhjetor, Elhaida nuk e ndiqte më Ledianin në Instagram dhe fshiu fotot së bashku nga profili. Në atë kohë, Lediani vazhdonte ta ndiqte dhe madje e publikoi në një Story, duke krijuar jo pak konfuzion për statusin e çiftit. Por në fund të janarit, edhe veprimet e tij dukej se tregonin të njëjtën gjë. Lediani nuk e ndiqte më Elhaidën dhe fshiu fotot me të.

Vetë Elhaida ka folur muaj më parë për vështirësitë në marrëdhënien e tyre. E ftuar në tetor 2025 në “The Dalina Show” me Dalina Buzin, ajo pranoi se viti i fundit kishte qenë i vështirë për të dy, veçanërisht për shkak të angazhimeve profesionale dhe distancës.

Në atë kohë, këngëtarja fliste ende për dëshirën për të krijuar një familje dhe një jetë më të qëndrueshme së bashku, por pranonte se realiteti profesional i të dyve ua vështirësonte.

 

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SHOWBIZ

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.