Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen “Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj kë... EMRI/ U arrestua për vrasjen e ish-të dashurës dhe partnerit të saj, 44-vjeçari shqiptar rrëfen edhe dy vra...
SHOWBIZ

Pas përfundimit të “BBVA”, Selin shfaqet për herë të parë me të atin

P
Piranjat 9 May 2026, 11:24 · 2 min lexim
Pas përfundimit të “BBVA”, Selin shfaqet për

Selin Bollati, fituesja e Big Brother VIP Albania, ka zgjedhur të marrë një pauzë të shkurtër pas përfundimit të rrugëtimit të saj në spektakël, duke udhëtuar jashtë Shqipërisë për disa ditë relaksi dhe qetësie.

Pas përfundimit të “BBVA”, Selin shfaqet për

Në këtë udhëtim, ajo është shoqëruar nga babai i saj, Toni Bollati, me të cilin ka kaluar kohë të vyer pas një periudhe të gjatë mungese fizike gjatë qëndrimit të saj në shtëpinë e famshme. Gjatë gjithë sezonit të spektaklit, mungesa e tij në studio dhe komunikimi i kufizuar kanë ngjallur shpesh diskutime në rrjetet sociale, madje edhe aludime për jetën e tij private.

Këto zëra u shtuan edhe më shumë pas finales së spektaklit, ku ai u shfaq në mënyrë virtuale, përmes një hologrami, duke nxitur më tej kuriozitetin e publikut.

Megjithatë, postimet e fundit të Selin Bollatit kanë sqaruar në mënyrë të natyrshme situatën, duke treguar se babai i saj është pranë saj dhe se ata po shijojnë së bashku disa ditë pushimi. Në disa fotografi të publikuara në Instagram, shihet dyshja duke shëtitur në një qytet europian, si dhe momente të qeta në udhëtim me tren.

“Sholina dhe Babi Toni !! Këto dy ditë shijuam një pushim të shkurtër, por shumë të nevojshëm. Faleminderit për çdo mesazh që më keni dërguar. I shijuam shumë këto ditë bashkë dhe ju kemi lexuar të gjithëve. Ju duaaa shumëëë”, ka shkruar ajo krahas imazheve.

Ky udhëtim shënon një rikthim në normalitet për Selin Bollatin dhe një kohë cilësore familjare pas një eksperience intensive televizive.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SHOWBIZ

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.